E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria zotëron armë kimike

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 19:31

Departamenti amerikan i Shtetit dha alarmin se Siria zotëron një arsenal armësh kimike.

“Prej kohësh i kërkojmë qeverisë siriane të braktisë arsenalin luftarak të shkatërrimit në masë. Por jemi të bindur se Damasku vazhdon të zotërojë ende armë të tilla”, deklaroi një zëdhënës i DASH para medieve.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Siria zotëron disa lloje armësh kimike, por dominuese janë ato të gazit nervor, armë të përdorura edhe nga Saddam Husseini, gjatë konfliktit në Kuvajt dhe që janë të ndaluara me ligjet ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›