E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cardinale ne Durres firmos ne Bulevardin e Artit

Ne ditën e katert te festivalit nderkombetar te filmit,ne Durres ka mberritur aktorja italiane Klaudiua Kardinale, e shoqeruar nga regjisori turk Ali Ilhan, me te cilin ajo bashkepunon ne filmin "Te jesh italian me zonjen Enrika".

Aktorja e famshme është vlerësuar me Çmimin e Argjentë për kontributin e çmuar në fushën e artit, i cili i është dorëzuar nga kryetari a bashkisë Vangjush Dako.

Aktorja eshte shprehur e emocionuar për bujarine dhe mikpritjen qe ka gjetur sapo ka zbritur ne Shqiperi. Aktorja italiane ka hedhur firmen e saj ne pllakat qe do vendosen ne Bulevardin e Artisteve së bashku me aktorin kroat Rade Serbexhija.

Më pas nga Durrësi aktorja italiane ka udhëtuar drejt kryeqytetit ku është pritur në një takim të veçantë nga presidenti Bamir Topi.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›