Myslimanet ne bote festojne perfundimin e muajit te Ramazanit

Ne dy vendet me te medha islame Indonezi dhe Pakistan festa e nderprerjes se agjerimit Fiter Bajrami nis te merkuren 31.08.201. Edhe ne Indi ku jeton bashkesia e trete me e madhe myslimane ne bote si dhe ne Iran besimtaret duhet te agjerojne deri ne perendim te Diellit te marten. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Blerjet per festen e madhe - Pazari i Egjiptit ose ndryshe Pazari i Erezave ne Stamboll.
Ndersa ne pjesen me te madhe te vendeve arabe si ne Arabine Saudite dhe ne Egjipt festa ka filluar qe te henen pasdite. Ne kryeqytetin e Libise Tripoli mijera njerez kercyen ne sheshin e Martireve. Ata festuan fundin e sundimit 42 vjecar te ish-pushtetmbajtesit Gaddafi. Ne Turqi Fiter Bajrami quhet ndryshe edhe festa e sheqerit per shkak te embelsirave te shumta qe pergatiten me kete rast.Bildunterschrift Pjata tradicionale te festes se Bajramit ne Bosnje.
Ne Gjermani presidenti federal Christian Wulff e vleresoi muajin e shenjte te Ramazanit si nje apel shoqeror per me shume vemendje per njeri-tjetrin. Ai nxit gatishmerine per te dhuruar dhe per te hequr dore nga konsumi vetjak tha presidenti ne nje pershendetje urimi te marten 30.08.2011 ne Berlin me rastin e perfundimit te muajit te Ramazanit. Shpreh respekt per secilin qe jeton ne shoqeri me kete fryme me guxim dhe humanizem shprehet presidenti gjerman ne pershendetjen e tij. Shume myslimane e bejne kete vazhdimisht duke kontribuar ne koezionin social ne Gjermani.
Urime per besimtaret myslimane ne Gjermani erdhen edhe nga qeveria gjermane. Zedhenesi i qeverise Steffen Seibert u uroi rreth 4 milione myslimaneve ne Gjermani gjithe te mirat me rastin e festes se Bajramit nje nga me te rendesishmet ne fene islame.
Autor E.Xhani dpa rtr
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora