E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotito: “Tare me karakter të fortë”

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito shpjegoi aryset se përse Igli Tare u zgjodh për të qenë drejtori teknik i klubit bardhekaltër.
"Është luajal, karizmatik, i lidhur me klubin dhe flet pesë gjuhë". Tare do të firmosë një kontratë trevjecare, me objektivin për të sjellë qetësi në dhomat e zhveshjes së skuadrës zikaltër, pasi një sezoni aspak të mirë. Kështu, pas një vendimi që ka befasuar jo pak ambientin futbollistik italian, 35-vjecari Tare vari këpucët në gozhdë, për të hyrë në stafin drejtues të Lacios. Klaudio Lotito shpjegon edhe cili do të jetë roli i ish-sulmuesit shqiptar dhe mbi të gjitha motivet e zgjedhjes, kur më parë ishin përmendur emrat e Perucit, Markxhanit, Xhordanos e Sinjorit. "Është një punë e re për të, por besoj se do ta bëjë mirë. Ka një karakter të fortë". Lotito gjithmonë ka treguar respekt për Taren, madje ditë më parë i kishte ofruar edhe rinovimin e kontratës, ndërkohë që bëri më të mirën, i ofroi një punë si drejtues. "Do të jetë përfaqësuesi i shoqërisë në dhomat e zhveshjes, do të bëjë rakordimin midis skuadrës e shqpërisë. Është një figurë që e kanë të gjitha skuadrat".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›