E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet kriza te Barcelona

Me dorëheqjen e tetë prej 17 anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Barcelonës, kriza në klubin legjendar spanjoll shënon një kulm të ri. Pas dy sezoneve pa asnjë trofe shtëpiak apo ndërkombëtar kritikat kanë qenë masive kundrejt presidentin Johan Laporta, pavarësisht se ky i fundit po qëndron me cdo cmim në zyrën e tij.
46-vjecari sqaroi gjatë një konference shtypi se nuk ka ndërmend ta braktisë zyrën e tij dhe se do të rifitonte besimin pas një mbledhje të re të anëtarëve të shoqërisë pas fillimi të kampionatit spanjoll në muajin shtator.
"Unë dua të rifitoj sërish besimin e anëtarëve", - tha Laporta i vetëdijshëm për fitoren e tij dhe se do të qëndronte në detyrë deri në vitin 2010 kur mbaron edhe mandati i tij.
Presidenti i 18-herë kampionëve të Spanjës arriti të qëndrojë në detyrë, edhe pse 60 për qind e anëtarëve të klubit votuan kundër tij dhe ishin për zgjedhje të reja. Për qëndrimin e Laportës votuan vetëm 38 për qind, ndërkohë që për shkarkimin e tij duheshin mbi dy të tretat e votave, 67 për qind.
46-vjecari Laporta, një jurist me profesion qëndron në krye të klubit katalanas prej pesë vjetësh. Gjatë presidencës së tij Barca fitoi titullin kampion në vitet 2005 e 2006 si dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›