Salihi merr komplimentat e trajnerit të ri

Fitorja 3-0 e Riedit me Altahun në ditën e parë të kampionatit austriak - Salihi shënoi golin e tretë në këtë takim – e ka bërë të ëndërojë menaxherin e skuadrës austriake, Stefan Reiter. "Unë kam besuar se më në fund të do të arrijmë dicka". Hamdi Salili ishte i papërmbajtshëm në atë takim, duke i shpëtuar në jo pak raste mbrojtjes kundërshtare. Por komplimentat sulmuesi i Kombëtares shqiptare i morri edhe nga trajneri i ri, Paul Gludovatz, gjatë prezantimit të tij te sotem me futbollistet e SV Ried.
Trajneri 62-vjecar, i cili më parë ka drejtuar përfaqësuesen U-20 austriake vjen me një poltikë të re, pasi kërkon nga cdo lojtar të risë vlerat e shitjes së tij, cka do të thotë se në të ardhmen do të shohim Salihin si "skllav" për një shitje me një kosto të lartë. Gludovatz pohoi gjatë një interviste të tij se kërkon efikasitet në sulm. Sipas tij, ai ka mbërritur te Ried jo vetëm për sukses, por edhe për të bërë marketimin e lojtarëve.