E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lsi dhe kori kundër Ramës

Shmangia nga platforma elektorale e LSI-se dhe hyrja e saj në lojë me pushtetin aktual vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshme.


Jo pak individë i gjejnë shkaqet në formimin ideologjik të përbashkët të hierarkive partiake tashmë në koalicion. Një pjesë tjetër, kryesisht mbështetës pa kushte të PD-së, e justifikojnë lëvizjen e krerëve të LSI-së si reflektim dhe ndarje përfundimtare me ideologjinë komuniste.


Pjesa më fanatike e elektoratit të PS-së e karakterizon devijimin si "tradhti" të idealeve të së majtës në Shqipëri. Individë të tjerë ia atribuojnë si përherë kthesat 180-gradëshe shitësit ambulant të ideve, ish-drejtuesit të PS-së.


Vetë të paartikuluarit dhe zotërues të "katër gjelave të florinjtë", a.k.a. mandateve të LSI-së justifikojnë zhvendosjen me tentativën për të shpëtuar nga e "keqja" e madhe Rama që na paska pllakosur vendin.


Pa synuar aspak zhvleftësimin e argumenteve të sjella në mbështetje të opinioneve që mbartin tezat e mësipërme, një vlerësim më empirik i mjedisit social, politik, e ekonomik në Shqipëri mund të ndihmojë në zgjidhjen e rebusit.


Evolucioni në Shqipëri në 20 vitet e fundit ka treguar mjaft ndryshime nga evolucionet e ndodhura në vende të tjera ish-socialiste. Megjithëse teorikisht procesi i transformimit ka synuar ndërtimin e kapitalizmit modern, demokracia shqiptare shpesh ka ndalur në anë të rrugës.


Është kjo arsyeja themelore që në jemi të destinuar të mbarojmë të fundit çdo "garë" dhe kjo pas shtyrjes në finish nga arbitrat ndërkombëtarë. Për të pasur një transformim të suksesshëm në rrugën e gjatë të tranzicionit, kusht themelor është diskontinuiteti me të kaluarën.


Që të ndodhte kjo duhej formimi i institucioneve krejtësisht të reja ku shoqëria civile do të mund të luante një rol të rëndësishëm. Fatkeqësisht, në Shqipëri kjo nuk ndodhi e si rezultat shteti dhe ekonomia e tregut në këto 20 vjet kanë qenë të dobët e të papajisur siç duhet për të ndërmarrë reforma sociale.


Nga ana tjetër, institucionet e shtetit u kapen nga grupe të veshura me interesa vetjake që manipuluan e vazhdojnë të manipulojnë për përfitimet e tyre. Këto grupe në forma të ndryshme ishin të lidhura me shume fije me sistemin e kaluar.


Në kushte krejtësisht të pabarabarta, individëd e grupet që përfaqësonin atë pjesë të shoqërisë së shtypur mizorisht për 50 vjet nuk munden kurrë të përfaqësoheshin në këto institucione.


Duke mos pasur një opozitë të vërtetë demokratike dhe në kushtet e kapjes se institucioneve të shtetit nga grupe të veshura me interesa private, proceset ekonomike dhe ato të demokratizimit në përgjithësi pësuan deformime konstante.


Kjo ndikoi ndjeshëm në mosformimin e grupeve deliberative, që mund të bëheshin hallka serioze të rrjeteve për ndalimin e përdorimit të shtetit për interesa private. Me fjalë të tjera, periudha e deritanishme e transformimit ka si tipar dallues kalimin nga plani tek klani.


Për fatin tone të keq, hierarkitë e partive me të mëdha të vendit, për sa kohë në pushtet, kane zëvendësuar ideologjitë e politikat e tyre programative në letra me ato të interesave klanore.


Ndërsa ideologjitë politike vazhdojnë pjesërisht të frymëzojnë elektoratet e të gjitha krahëve dhe kjo më e pranishme në kohë fushatash, elitat e partive i kanë braktisur me kohë ato dhe i nxjerrin nga sirtarët sa herë mund të shërbejnë si "ushqim" për votuesit që s'kanë asnjë zgjedhje tjetër veçse të "ushqehen" me çka i serviret.


Kjo shpjegon pse sot Shqipëria ka kapitalistë, por nuk ka kapitalizëm. Kjo shpjegon pse korrupsioni i gjithanshëm dhe krimi politik ka mbërthyer shoqërinë shqiptare sot dhe nuk e lë të marre frymë. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të lëvizim nëpër Evropë duke u dalluar si kau balash!


Paranteza e mësipërme synon kuptimin më mirë të rrethanave në të cilat u krye lëvizja e fundit e LSI-së. Drejtuesit e saj gjatë fushatës elektorale u mbuluan nga deliri dhe halucinacionet e një fitoreje të madhe të pritshme në zgjedhjet e fundit. Por rezultatet e përcaktuan LSI-ne jo më shume se sa një fringe party. (Parti politike me elektorat të papërfillshëm e krahasuar me elektoratin në plan kombëtar).


Përveç dëshirës së hershme e në ekstaze të liderit të saj për të ardhur në krye të ekzekutivit platforma e kësaj partie nuk mundi të bënte asgjë më shume se sa ofronin dy partitë e mëdha. Për një parti të tillë rruga e mëtejshme për t'u transformuar në një parti me peshe të vërtetë në elektoratin shqiptar dukej të ishte krejtësisht e pamundur.


Në një mjedis social ku konkurrenca politike është në kufijtë e selektimit të egër, krerët e LSI-se e kuptuan se roli i tyre si force me vete jashtë pushtetit do të ishte i papërfillshëm.


Eksperienca dhe fati i partive të tjera të vogla që operuan përkohësisht si djali "plëngprishës" e me pas u asimiluan, eksperienca me zgjedhjen e presidentit aktual, lehtësia në shit-blerjen e deputeteve, si dhe financat e dobëta që u "lexuan" gjate fushatës ua bene të qarte atyre fatin tashme të përcaktuar.


Në këto kushte, ashtu siç pranuan edhe vetë, të vetmet asete me vlere mbeten katër mandatet e tyre. Situata e solli që ato asete të ishin mjaft të likuidueshme në tregun e pushtetit, pavarësisht se shkëmbimi vulosi humbjen e identitetit të tyre, pavarësisht se transaksioni i kryer shënoi një precedent të ri në imoralitetin e politikes në Shqipëri.


Ne kushtet e mungesës në kushtetute dhe në kodin e zgjedhjes të se drejtës elektorale për të rithirrur zgjedhjet kur individë shmangen krejtësisht nga platforma për të cilën zgjedhësit kane votuar - katër deputetet patën dore të lire për të bere zgjedhjen e tyre.


Fjala "tradheti" s'ka të beje fare me klimën politike aktuale. Tashme Shqipëria është kthyer në një vend ku veprimet e politikaneve (te vetëquajtur të tille) apo pushtetarëve karakterizohen nga ideologji pragmatiste që përputhen me interesat e tyre vetjake dhe të atyre të cilëve ata i detyrohen luajalizem.


Edhe teza e servirur e ndryshimit është e papranueshme. Çdo individ, grup, organizate apo parti në një sistem demokratik ka të drejte të plote të revizionoje mendimet, botëkuptimin, qëndrimin, e platformat ideologjike pjesërisht apo tërësisht. Diversiteti është një nga shtyllat me themelore të një shoqërie demokratike e pluralizmit.


Por rasti i LSI-se nuk është ndryshim. Ai ishte një metamorfoze dhe si e tille solli një shpërfytyrim të papranueshëm nga elektorati. Nuk do të kishte patur gjë të dyshimte nëse ajo do të ishte bere pjese e koalicionit të djathte përpara zgjedhjeve. Përkundrazi, do të ishte e lavdërueshme në sensin e zbutjes se divergjencave të ashpra që ekzistojnë midis partive politike shqiptare e që nuk i shërben askujt.


Duke e ditur se një gjë e tille do të rrezikonte e të bënte të pamundur pjesëmarrjen e tyre në parlament, u zgjodh rruga tjetër, e cila me pas do të finalizohej me alibinë se ishte PS-ja ajo që solli rezultatin e saj të ulet në votime!


Kjo alibi absurde shërbeu si justifikim për t'u hedhur si kamikazë në radhët e se majtës, megjithe "keqardhjen" e shprehur e pa përpjekjen me të vogel për të kontestuar të paktën dhe një qendër të vetme votimi kur pretendonin parregullsi në procesin e numërimit të votave.


Shume vetë e konsiderojnë lëvizjen e krerëve të LSI-se të nxituar- duke patur parasysh se ajo u krye në një kohe kur akoma nuk kishin përfunduar plotësisht zgjedhjet. Në fakt, nxitimi për një aksion të tille u detyrua nga marrëveshje të hershme por edhe nga frika se koalicione të tjera mund të formoheshin.


Edhe vetë drejtuesit e LSI-se e dine fare mire pozicionin e tyre. Ata e dine fare mire se në PD ka akoma shume persona që s'e kane harruar inkuizicionin që ndërmori kreu i sotëm i tyre ndaj demokrateve, në vitet kur drejtonte ekzekutivin në emër të se majtës. Ata e dine po aq mire se në kujtesën e demokrateve janë akoma të freskëta vallet e LSI-stit të sotëm në kongreset e PS-se pas rrëmbimit të pushtetit me mjete jo demokratike.


Nëse Berisha ka një "arsye" sot për të kujtuar "inkurajimin" e dikurshëm të Metes në orientimin drejt NATO-s, ai duhet të ketë një mije të tjera për të kujtuar bëmat e tij deri në shoqërimin e vetë Berishës për në polici.


Nuk mund të harrohen lehte harbutërie në sallën e kuvendit duke thyer tavolina, karrige e vazo lulesh - mendo që ai mund të ulet neser në karrigen e kryeparlamentarit! Prandaj ata e dine se demokratet e vërtete asnjëherë nuk do të krijojnë besimin e duhur tek ta, megjithëse tashme të radhitur përkrah tyre.


Ne këto kushte alternativat e LSI-se janë mjaft të kufizuara. Të ndodhur përballe asimilimit, e cila do të shuante përfundimisht ëndrrën e kryetarit të tyre, sytë e tyre do të jene përherë të fokusuar tek PS-ja. Së shpejti do të vishen me jo pak pushtet. Duke e njohur mire shkallen e lidhjes se biznesit politik me ate ekonomik, influenca e tyre mund të jete jo e vogël në individë të se majtës.


E vetmja barriere tani për tani është kryetari aktual i PS-se. Eshtë kjo arsyeja pse ata i janë bashkuar me të gjitha forcat korit që kerkon doreheqjen e Rames. Eshtë kjo arsyeja pse ata janë të interesuar për këtë edhe me shume se vetë maxhoranca.


Sjellja e shembullit të dorëheqjes se ish-drejtuesit të se majtës 4 vite me pare ka mjaft cinizem. Nuk mund të behet analogji me atë dorëheqje për shume arsye: se pari, në 2005 kërkesa për ate dorëheqje ishte mbare kombëtare. Pushteti i viteve 2001-2005 e shndërroi Shqipërinë në nje njolle të erret në bashkësinë kombëtare.


Vendi ynë u kthye në modelin e korrupsionit në sistem, modelin e vendit trafikues të drogës e qenieve humane, modelin e një shteti me administratën me të shthurur në Evrope. Se dyti, fushata elektorale e 2005 u karakterizua nga një përfshirje masive e votuesve shqiptare e faktorëve ndërkombëtare në kërkesën për të larguar Nanon nga pushteti ekonomik e politik.


Se treti, dorëheqja e drejtuesit të atëhershëm të PS-se u kërkua me force edhe nga vetë elektorati i se majtës, duke e zhveshur atë plotësisht nga çdo lloj morali për të qëndruar me tej. Aktiviteti në "freelance" i këtij të fundit në vitet 2005-2009 vërtetoi plotësisht se sa i dhimbsej atij elektorati i se majtës dhe partia që ai kish drejtuar.


A mund të behet atëherë analogji me situatën e kryetarit të sotëm të PS-se? Një analize e shkurtër e kompozimit të korit që kërkon dorëheqjen e tij shpjegon në mënyre implicite pse analogjia e mësipërme nuk mund të behet. Largimi i Rames brenda PS-se kërkohet nga individë të shkëputur në hallkat drejtuese që shohin oportunitetin për t'u ngjitur në majën e hierarkisë.


Parimisht s'ka asgjë të keqe përderisa e drejta për t'u zgjedhur është e drejte legjitime në një parti e shoqëri të emancipuar. Virtualisht, nuk është e mundur për arsye se individët në fjale nuk zotërojnë potencialet e nevojshme për të bere me shume se çfarë beri Rama.


Duam apo s'duam, është fakt i pakundërshtueshëm që Rama është figure populiste në të majtën shqiptare. Zgjedhjet e fundit, pavarësisht nga kodet e leximit dhe deformimet e shumta në numerim, të pranuara e dokumentuara edhe nga organizatat e huaja, treguan se elektorati shqiptar e votoi masivisht dhe PS-ja aktualisht rezultoi të jete forca me madhe politike në vend. Krahasuar me zgjedhjet e 2005-es rezultatet në 2009, megjithëse në opozite, ishin shume here me pozitive dhe votuesit aprovuan platformën reformuese të drejtuesit të PS-se.


Nje grup tjeter që kerkon doreqjen janë të pakenaqurit që mbeten jashte dyerve të parlamentit e që mbyllin përfundimisht karrieren e tyre në politike. Të mesuar me rolin e merimanges, kryetare e sekretare partish pa parti e elektorat, mbeten të zhgenjyer sepse elektorati iu tregoi se nuk mund t'i mbante dot me në kurriz.


Sigurisht ata ia faturojne pensionin Rames e bashkepunimit të tij me maxhorancen në hartimin e kodit zgjedhor. Të mesuar si hijenat për të zhvatur ç'mund të zhvatej, për çdo njeri të thjeshte është krejtesisht e lexueshme pozicioni e deshperimi i tyre.


Grupi i fundit që është pro doreqeqjes janë ata që mbeshteten PS-ne me shpresen se pas ardhjes se saj në pushtet do të mund dhe ata të zhvatnin si koleget e tyre në kampin tjeter. Fare thjesht, për ta logjika e numrave kerkon krijimin e lidhjeve të reja.


Jashte PS-se, përveç katershes se LSI-se, e interesuar është sigurisht maxhoranca. Duke patur në opozite (kjo vetëm nëse vertetohet pas rinumerimit të votave në qendrat e kontestuara) nje lider populist ajo e di mire se do i duhet të përballet me doktrinen politike që mbeshtet të drejten dhe pushtetin e njerezve të thjeshte që ndeshen me elitat e priviligjuara.


Për me shume akoma, doreheqja në fjale do të krijonte shanset që drejtuesi i pozites të ishte de facto edhe drejtues i opozites. Kjo do të shenonte precedentin e pare të nje sistemi pluralist por pa opozite.


Jashte korit të mesiperm qëndron elektorati i majte dhe mijera individe të pavarur në bindjet e tyre politike apo - edhe nëse me bindje partiake - mbi çdo gje vene interest e kombit.


Ky është grupimi me i fuqishëm që edhe pse i distancuar nga fijet që të çojne në majen e pushtetit, është plotesisht në gjendje të kuptoje se Shqiperia është kthyer në vendin ku politikanet merren me biznes. Eshtë vetëm ky grupim që ka të drejten sublime për të përcaktuar se kush do të jete drejtuesi i tyre.


Jane vetëm ata që nuk e shohin pushtetin si nje mjet për pasurimin në kurriz të popullit, por e shohin ate si forma me demokratike e vetëqeverisjes, subjekti që duhet të vendose për fatin e kombit të tyre.


Eshtë detyra e strukturave të PS-se nga qendra në baze për të sjelle verdiktin e elektoratit të tyre. Përballe ketij verdikti çdo goje tjeter duhet të heshte. Grupimet e tjera mund t'i bashkoje çdo gje në kerkesat e thirrjet e tyre, por jo e drejta, morali, dhe konceptet e pranueshme për lojen politike në demokraci.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›