E Diel, 1 Nëntor 2026

MekLaren-Baton: Marrëveshja Timo Glok blihet nga Manor

Një kontratë për 3 vite, me firmën që do të vijë brenda pak ditësh. Martesa mes Xhenson Baton dhe MekLaren është në pritje, sipas të përditshmes "The Guardian". Artikulli flet për një rrogë prej 6 milionë sterlinash (ose 10,1 milionë euro) në sezon për kampionin e saposhpallur të Formula 1. Asnjë koment deri tani nga skuadra e Uoking. Nëse do të arrihet kjo marrëveshje, Baton do të rigjendej në krah të Ljuis Hemilton në një skuadër e gjitha angleze, e cila do të zbresë në pistë dy kampionët e fundit të botës. Në fakt, Kimi Raikonen për momentin është ende në orbitë.
Por pas këtij lajmi, ai do të drejtohet me shpejtësi drejt Mercedez GP (që dy ditë më parë ka blerë Braunin, duke i ndryshuar emrin). Ndër të tjera, Xhenson do të dyfishonte rrogën vjetor në krahasim me atë të 2009, e cila ishte vetëm 3 milionë sterlina në vit. Drejtori ekzekutiv i Braun, Nik Fry, kishte thënë të hënën, se shpresonte te një marrëveshje të mundshme me Baton. Por as ardhja e Mercedezit si pronar i skuadrës, nuk do të thotë se tashmë ka para për pilotin. Problemi ishte pikërisht rroga. "Do të donim ta mbanim Xhensonin këtu, u shpreh ai, dihet të kuptojmë se F.1 nuk jeton pa pjesën tjetër të botës. Punojmë me një buxhet dhe atë që nuk e shpenzojmë në një sektor mund ta shpenzojmë në një tjetër. Më i qartë se kaq nuk mund të ishte. Por nuk përfundon këtu. Lajmi tjetër i mëngjesit të djeshëm është blerja e Timo Glok nga ana e Manor Grand Prix, një nga skuadrat e reja, që do të jenë në garë nga 2010. Piloti gjerman mbetur në këmbë pas lamtumirës së Toyotës nga garat e Formula 1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›