Vendimi, qeveria legalizon 5126 banesa informale
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për legalizimin e 5126 banesave në 12 qarqe të vendit. Agjencia e Legalizimit ka përfituar 9 milionë euro nga ky proces, të cilat do të shpërndahen për ish-pronarët e tokave ku janë ngritur ndërtimet e paligjshme. Duke folur për këtë vendim, Kryeministri Berisha tha se në këtë mënyrë përfundon legalizimi në një qytet të dytë të madh të krijuar gjatë këtyre viteve, siç është Bashkia e Kamzës. Vetëm në Kamzë, qeveria legalizon 3555 parcela ndërtimore me sipërfaqe 1.5 milionë metër katror. Në Qarkun e Durrësit do të legalizohen 398 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 148 905 metër katror; në Qarkun e Vlorës legalizohen 305 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 114 669 metër katror.
Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Vlora janë katër qarqet ku qeveria ka miratuar edhe numrin më të madh të legalizimeve. Në Qarkun e Shkodrës, legalizohen 9 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3165 metër katror; në Qarkun e Lezhës janë 187 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 63 837 metër katror dhe në Qarkun e Beratit, 53 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 17702 metër katror. Këshilli i Ministrave miratoi edhe legalizimin e 151 ndërtesave të paligjshme në Fier, 25 ndërtesave në Dibër dhe 37 parcelave ndërtimore në Gjirokastër. Në Qarkun e Korçës, legalizohen 3 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1203 metër katror dhe në Qarkun e Kukësit, 35 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5632 metër katror. Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.
Me legalizimin e 3555 banesave informale në Kamzë, qeveria i ka dhënë fund legalizimit total të banesave në këtë zonë, e cila u mbipopullua pas viteve 1990 me rrëzimin e diktaturës. Kryeministri Berisha bëri me dije se ALUIZNI arriti të mblidhte nga legalizimet në Kamzë 9 milionë euro, të cilat do të shkojnë për dëmshpërblimin e pronarëve.