E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edin Xheko: Në qershor dua Milanin

Edin Xheko i ka idetë e qarta. Sulmuesi boshnjak dëshiron të luajë sa më shpejt me ngjyrat e Milanit dhe është i gatshëm të luftojë që kjo ëndërr të bëhet realitet. "Kam ende shanse që të transferohem te Milani", deklaroi 23-vjeçari. "Gjatë bisedave që kam zhvilluar së fundmi me drejtuesit e Volfsburgut, u kam bërë të ditur se gjatë verës së ardhshme kërkoj një zgjidhje për të luajtur në Milano". Më tej, Xheko shtoi: "Kam qenë gjithmonë tifoz i Milanit, për këtë arsye dëshiroj që në qershor të bëhem pjesë e skuadrës kuqezi". Kartoni i sulmuesit mendohet se kushton afro 30 milionë euro, por si ndodh në raste të tilla, vullneti i lojtarit mund të jetë vendimtar për gjendjen e një rruge të mesme ndërmjet kërkesës dhe ofertës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›