E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Krasniqi pranë ndarjes me Universum

Luan Krasniqi është duke u menduar që të ndahet nga Universum Box Promotion dhe promoteri Klaus-Peter Kohl që ka menaxhuar pjesën më të madhe të karrierës së tij në ringun profesionist. Pakënaqësia e shqiptarit 36-vjecar duket se ka ardhur pas dështimeve të Kohl për të organizuar një ndeshje për Krasniqin. "Unë dua të boksoj pasi nga kjo varet ekzistenca ime si sportiest", ka thënë Krasniqi për revistën gjermane "Focus". "Duket sikur Universum nuk mund të më hedhë në treg më dhe nuk siguron më ndeshje".
Krasniqi që ka fituar 30 nga 34 duelet e zhvilluara në rinun profesionist ka boksuar së fundmi më 14 korrik të vitit të kaluar kur ishte mposhtur me nokaut teknik nga amerikani Tony Thomspon, tani sfidues i Wladimir Klitschkos për titullin e kampionit të botës.
Pas kësaj humbje Krasniqi e kishte menduar njëherë përfundimin e karrierës, por më pas kishte vendosur që të vazhdojë. "Tani me 36 vjet nuk kam më nevojë për duele me të cilat të ndërtoj karrierën, dua që të boksoj kundër më të mirëve", ka thënë Krasniqi i cili nga Peter Kohl pret një duel të madh për të vazhduar të jetë pjesë e Universum. "Kohl është më i miri në këtë industri. Por ai duhet të më japë një plan që ka për mua ose në të kundërtën unë duhet që të bisedoj me avokatët e mi pasi një bashkëpunim i mëtejshëm do të ishe i kotë".

www.boxalb.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›