E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjini: “Fitorja me Partizanin, autokritikë për tifozët”

Të shtunën në "Qemal Stafa" , Tirana e Partizanin do të luajnë midis tyre derbin e tretë sezonal, një sfidë rivalesh kryeqytetase, që do të përsëritet për të 130-n herë, nga takimi i tyre i parë në sezonin 1947, ku më 30 prill 1947 Partizani fitoi 4-2. Të kuqtë edhe pse me 8 tituj më pak kampionë se bardheblutë (23 të tilla), dominojnë në përballjet direkt me 51 fitore, kundrejt 39 fitoreve të Tiranës, kur në statistika rezultojnë edhe 39 barazime. Në ndeshjen e fundit Tirana humbi thellësisht 4-1, duke humbur shumë nga i imazh fituesi.
"Skuadra jonë është plotësisht e impenjuar për të bërë maksimumin. Jemi të mobilizuar dhe dëshirojmë ta fitojmë", thotë Edi Gjini, shefi i ri i klubit 23-herë kampion i Shqipërisë. "Ky është një objektiv i skuadrës, por edhe një autokritikë para tifozëve tanë".
Para tri ditësh Tirana mbërriti për herë të 20-të në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke hodhi një hap të madh drejt fitimit për herë të 14-të të trofeut të dytë më të rëndësishëm, cka do të bënte bardheblutë fituesit e dytë me më shumë kupa, pas Partizanit, më 15 të tilla dhe më të cilin do të ndeshet të shtunën në javën e 29-të Kampionatit të 69-të Kombëtar. "Ishte një kualifikim i vështirë dhe aspak i lehtë. Gjithsesi, finalen e 7 majit kundër Vllaznisë do të luajmë sezonin", - thotë sekretari, i rehatuar si brenda një muzeu, ku e rrethojnë 43 kupa të fituara nga Tirana në të gjitha kompeticionet, duke filluar nga trofeu i kampionatit të parë të vitit 1930 dhe deri te ai sezonit të fundit 2006-2007.
"Janë të fotot e 23 skuadrave kampione që kanë fituar kampionatin. Sa herë i shoh ndihem shumë i emocionuar".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›