E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së shpejti vendimi i Obamës për tërheqje nga Iraku

Uashington - ”Presidenti amerikan, Barack Obama do të marrë një vendim brenda disa javëve, jo brenda disa "ditësh apo muajsh", lidhur me reduktimin e numrit të trupave në Irak”, deklaroi dje një zyrtar i lartë i administratës. Obama ka premtuar se do të tërheqë të gjitha trupat luftuese amerikane nga Iraku brenda 16 muajsh, ndërkohë që dërgon mijëra ushtarë në Afganistan, që ai e ka cilësuar si frontin kryesor në luftën e SHBA-së kundër terrorizmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›