Luan Rama ILDKP-ja te hetoje pasurine e ish-ministrit Dritan Prifti
Pas shkarkimit nga detyra te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti Levizja Socialiste per Integrim po mban nje qendrim tjeter lidhur me denoncimet e PS-se ndaj mosdeklarimit te pasurise se Priftit. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama i beri thirrje dje Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive te verifikoje pasurine e Priftit dhe 1. 8 milione eurot e perfituara nga shitja e fabrikes. Ndersa me pare LSI-ja denoncimet e PS-se ndaj Priftit i pati cilesuar si mllefe te kryesocialistit Edi Rama. Nderkaq ai ka hedhur poshte akuzat e Priftit per nje koalicion te mundshem mes Metes dhe Rames per te rrezuar Berishen. Rama keto akuza i ka cilesuar te papranueshme duke theksuar se koalicioni me PD-ne eshte vendim i forumeve te LSI-se dhe se bashkeqeverisja do te vazhdoje.
Deklarata
Ceshtja e qendrimit te LSI-se ne koalicion me PD-ne nuk eshte ceshtje e vullnetit te nje individi apo qofte edhe e nje grupi individesh. Ky eshte nje qendrim i mbajtur ne integritet te plote nga forumet drejtuese te LSI-se. Se dyti keto historite me flirte te cuditshme apo me informacione te ketij lloji jane gjithashtu shenje e papjekurise permanente te deklarate-beresit - u shpreh Rama duke shtuar Transferimi ne krahet e Edi Rames eshte nje zgjedhje e tij Priftit dhe cdo akuze e bere kunder kryetarit te LSI-se ne rastin konkret jo vetem eshte e pabaze por dhe e trilluar ne menyre qesharake.
Akuzat ndaj Kuliqit
Duke u ndalur te akuzat e Priftit ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kuliqi se drejton kontrabande nafte Rama ka mbajtur nje qendrim skeptik. Sipas tij do te ishte e pamundur qe Berisha te mos kishte informacion per kete shfaqje korruptive kur behet fjale per nje lufte me tolerance zero ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar. Nuk besoj qe kryeministri i vendit Berisha te kete marre informacion per shfaqje korruptive te segmenteve te caktuara te shtetit kur ne menyre te vecante akuzat e Priftit jane ndaj Policise se Shtetit dhe te mos kete vepruar ne menyre me kredon e tij per tolerance zero ndaj korrupsionit apo ndaj cdo lloj veprimtarie te paligjshem qe stimulon apo favorizon korrupsionin - u shpreh Rama.
Lutaj Policia e Shtetit nuk duhet ta mbroje te akuzuarin Agron Kuliqi
Deputeti i Partise Socialiste Piro Lutaj i beri thirrje Policise se Shtetit te mos bjere pre e ministrit te Brendshem Lulzim Basha duke mbrojtur te akuzuarin per kontrabande nafte Agron Kuliqin. Akuzen per perfshirjen e drejtperdrejte te Agron Kuliqit ish-truproje i Sali Berishes dhe sot zevendesdrejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit ne kontrabanden e naftes e beri nje perfaqesues i maxhorances dhe ish-minister i Ekonomise Dritan Prifti. Pas kesaj akuze te drejtperdrejte te nje deputeti te Kuvendit dhe te nje ish-ministri te kesaj qeverie eshte absurde qe asnje institucion nuk vihet ne levizje madje Policia e Shtetit ne vend qe te veproje del dhe mbron te akuzuarin. Lulzim Basha nuk mund te fshihet. Si minister duhet te jape pergjigje ndaj akuzave te kolegut te tij ne Parlament dhe ish-kolegut te tij ne qeveri - u shpreh Lutaj.
27 Shtator 2010