E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Endrra e Ilir Metes eshte te behet kryeminister



Eneida Jacaj

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama nga qyteti i Peshkopise eshte shprehur se numri dy i qeverise njekohesisht minister i Jashtem Ilir Meta e ka enderr te behet kryeminister. Reagimi ironik i liderit te opozites ka ardhur pas akuzave te Metes dy dite me pare se sipas tij vete kreu i opozites se bashku me ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti kane tentuar ti bejne nje puc parlamentar Berishes nga ku Meta do te perfitonte postin e kryeministrit. Lideri i opozites eshte ndalur edhe ne Kukes ku pati nje bashkebisedim edhe me qytetaret e ketij qyteti lidhur me ceshtjet ekonomike dhe ato politike.
Deklarata
Endrra e Ilir Metes per tu bere kryeminister eshte e njohur nga te gjithe edhe gatishmeria e tij qe per tu bere kryeminister te beje gjithcka dihet nga te gjithe. Por ne kete enderr te papermbajtur nuk i ve faj qe te shohe Dritanin sikur shkon i ben nje propozim nga ana ime edhe pastaj tua tregoje shqiptareve jo sikur e ka pare ne enderr por sikur ka ndodhur me te vertete. Keshtu qe ne kete pike mos i vini faj. Tha qe kete enderr e ka pare para tri ditesh. Te shohim cdo te thote tri dite me mbrapa per ate qe tha sot - tha Rama gjate qendrimit te tij ne Peshkopi. Duke u ndalur serish te akuzat e Metes Rama nga Kukesi u shpreh Ilir Meta eshte bere si Shvejku qe thoshte cme duhet mua se cfare them une.
Ekonomi
Pas reagimit te tij ndaj akuzave te Metes Rama ne te dyja qytetet ne Peshkopi dhe Kukes eshte ndalur te ceshtjet ekonomike qe kane zene pjesen kryesore te bashkebisedimit me qytetaret. Ne kete kuader kreu i opozites trajtoi ceshtjen e kasave fiskale si nje domosdoshmeri per ekonomine por Rama nuk pajtohet me ate qe e quan proces korruptiv ne dem te biznesit. Kasat fiskale jane nje domosdoshmeri. Jane 20 vjet qe ne nuk arrijme dot te vendosim kasat fiskale ne te gjithe territorin e vendit ku zhvillohet veprimtari sipermarrese sado e vogel. Por nga ana tjeter jane 20 vjet qe sipermarresit torturohen sa here shfaqet ky problem sepse ne vend qe ky problem te zgjidhet ne funksion te konsolidimit te sistemit fiskal kasat jane objekt i korrupsionit - u shpreh Rama duke shtuar Ministri i Financave terhiqet dhe thote se deri ne fund te vitit le te mos vendosen kasat dhe te shohim per nje cmim te arsyeshem te kthehet kryeministri nga Amerika dhe leket e korrupsionit ti marrim nga taksat vendore pra te fusin duart ne arkat e zbrazura te pushteteve vendore.
Lideri i opozites u ndal edhe te papunesia per te cilin eshte e papranueshme gjendja e papunesise ne vend. Sipas Rames jane 40 mije te rinj te papune per te cilet qeveria nuk ka asnje plan punesimi dhe qe rruga e vetme e mbijeteses eshte largimi nga vendi.

27 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›