E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Rama: LSI dënon aktin kriminal në Maqedoni, synon të krijojë destabilitet

15-04-2012 / Gazeta 55

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, nëpërmjet një deklarate për shtyp dënon aktin e rëndë kriminal të vrasjes së 5 qytetarëve të pafajshëm në Republikën e Maqedonisë. 
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Rama shprehu indinjatën për këtë ngjarje që sipas tij synon të të provokojë dhe të krijojë destabilitet në këtë vend fqinj dhe mik të Shqipërisë.
Sipas tij ajo çfarë është e rëndësishme dhe për të cilën ka nevojë më shumë se për çdo tjetër Maqedonia fqinje është stabiliteti, fryma konstruktive dhe partneriteti midis të gjithë faktorëve politikë pavarësisht se çfarë etnie i përkasin dhe të gjithë së bashku të vazhdojnë të ecin dhe të kontribuojnë për të përmbushur të gjitha detyrimet që kërkon edhe procesi i evropianizimit apo integrimit evropian të Maqedonisë.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së i bëri thirrje autoriteteve ligj-zbatuese në Republikën e Maqedonisë që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të zbardhur të vërtetën, për të kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij krimi të rëndë sipas të gjitha ligjeve që veprojnë në këtë vend. “Jo vetëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim por për të gjithë opinionin shqiptar çdo ngjarje e rëndë, çdo provokim apo akt kriminal që ndodh në Republikën e Maqedonisë është një akt provokimi për vetë stabilitetin dhe frymën e bashkëjetesës dhe të bashkëveprimit demokratik të të gjitha grupeve etnike që përbëjnë Maqedoninë”, tha ndër të tjera në deklaratën për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›