E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: LSI, e vendosur që imuniteti të hiqet në Kuvend. Referendumi i Berishës, i pamundur

Sekretari i LSI, Luan Rama, në një konferencë për mediat ka përsëritur dhe njëherë qëndrimin e e LSI, se imunitetit duhet t’i jepet fund brenda dyerve të parlametit dhe jo siç pretendon Berisha, me referendum.

Ai e ka konsideruar të pamundur alternativën e dytë pra, të hedhur nga kryeministri i vendit per heqjen e imunitetit me referendum, pasi sipas tij, mbajtja e referendumit nuk krijon mundësi për heqjen e imunitetit para tetorit, kur jepet dhe opinioni për statusin.

Sipas Ramës, asnjë inat dhe interes parcial nuk mund të dalë para interesave të vendit, ndërsa ka ftuar deputetët e PS të vijnë në Kuvend dhe të votojnë heqjen e imunitetit, për t’i hapur rrugë dhe marrjes së statusit kandidat.

Heqja e imunitetit mund të realizohet në Kuvend, aty mund të arrihet konsensusi. Ftoj deputetët e PS të vijnë në Kuvend dhe të votojmë heqjen e imunitetit. Të lëmë mënjanë inatet dhe interesat parciale dhe të përmbushim kushtet që kërkon BE. Heqja e imunitetit është kusht i qartë për marrjen e statusit të BE në tetor tha ai.

Ndërkaq, ai ka hedhur poshtë aludimet për një pazar politik LSI-PD për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, duke u shprehur se zgjedhja e tij nuk mund të jetë çështje e interesave partiake, ndërsa ka shtuar se LSI është pjesë e mazhorancës për të kontribuar në konsolidimin e shtetit të së drejtës, dhe jo për të bërë marrëveshje që bien në kundërshtim me të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›