E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Djali i Kristo Kirkës, akuza për Artan Hoxhën, Preç Zogajn, Elsa Ballaurin dhe Amik Kasoruhon

kirka-1024x819Biri i vetëm i Kristo Kirkës (autoritet i kohës së vetë, vdekur në burgun e Burrelit më 1955), Niko Kirka, vuajti burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar, për 8 vjet rresht. Edhe kur mbaroi dënimin, Nikos nuk i zunë këmbët vend, duke shkuar nga një kantier në tjetrin, i ndjekur këmba këmbës, nga fantazmat ish- Sigurimit të Shtetit.

Në fillim të viteve 90 Niko Kirka me familjen e tij, mori rrugën për në SHBA, ku ai kish lindur. Ai vendoset ne Nju Jork me familjen. Niko Kirka ka ofruar detaje tejet interesante të jetës së tij në emisionin Jamais Vu të Mustafa Nanos, ku ndër të tjera ka spikatur revolta e tij ndaj promovimit publik në vitet e demokracisë të njerëzve që në fakt kanë qenë të lidhur ngushtësisht me sistemin komunist, veçanërisht strukturën e sigurimit.

Ai përmend Preç Zogajn, Elsa Ballaurin për raportin hipokrit me të kaluarën e të atit, Artan Hoxhën si dhe godet fortë Amik Kasoruhon, i dekoruar vetëm pak kohë më parë nga Presidenti Bujar Nishani si Nderi i Kombit. Më poshtë është shkëputur pjesa e intervistës me Mustafa Nanon ku Kirka përmend këta personazhe, sikundër nuk i ka denoncuar askush më parë publikisht.

Dëgjo, të të bëj një pyetje unë. Një pyetje sintezë. Çfarë mendoni për Abaz Ermenjin?

Abaz Ermenji ka qenë në pozita të drejta.

Të drejta?

Po.

Kur ka ardhur këtu vizitë në Tiranë unë kam qenë shumë kureshtar, sepse e kam pasur dhe nga zona ime nga Skrapari. Kam marrë pjesë në një takim që ai ka bërë në Akademinë e Arteve.  Ai në thelb tha që komunistët shqiptarë dhe Enver Hoxha kanë luftuar me tepër se ne. E mbaj mend gabim?

Po kur kanë luftuar, pyes unë tani. Se shiko

Me një fjalë nuk jeni dakord me atë çfarë ka deklaruar Ermenji?

Jo. jo. Ti marrim me sira punët. Unë di që për të shkatërruar fraksionin e Sadik Premtes, Mehmet Shehu ka dërguar Idriz Seitin për ti vrarë. Idriz Seiti, ka vrarë me plumb në ballë komandantin e çetës, Xhemil Çakërri. Më pas plagosi në dorë Ymer Vangjon. Domethënë këta partizanë që kishin dalë të luftonin italianin, pushkën e parë nuk e shkrehën as kundër italianit, as kundër milicëve por kundër shokëve të idealit. Pra vranë njëri-tjetrin. Unë lexova përpara disa kohësh, një broshurë të Kostë Çekrezit të quajtur, Plani për ndarjen e tretë të Shqipërisë. Kostë Çekrezi ka qenë në një kamp përqendrimi në Francë dhe ai tregon që Skënder Luarasi, Mehmet Shehu dhe kudusi spahiu. Kur u zu njëherë me Mehmetin, Mehmeti i tha: Neve, ata që janë kundërshtarë të komunizmit, kemi për ti shfarosur. Dhe ky e pyeti: Po sikur shumica e popullit të jetë kundërshtar?. Po, i tha Mehmeti, do ti shfarosim. E tregoi dhe realiteti, nuk i vrau, por i shkatërroi si njerëz.  E shohim këto turpet që shohim sot. Ka më turp, dalin gazetarët të bëjnë analizë dhe më del Preç Zogaj. Që ka deklaruar vetë se ka qenë agjent i sigurimit. Epo tani, të lutem tani. Ai do të na bëjë analiza? Del Artan Hoxha, e çfarë ti them Artanit unë tani? Që e kam dhe djalin e mikut, të Ilmiut.

Të drejtën për të folur smund tia heqim apo jo?

Jo, unë nuk i heq të drejtën për të folur. Por pashë edhe Elsa Ballaurin. Që doli e filloi të flasë e të thotë se duhen të kërkojnë falje ata që kanë bërë të tilla. Po të kërkojë falje njëherë vetë Elsa, sepse i ati i Elsës, Robert Ballauri na ka dalë dëshmitar akuze neve. Të kërkojë falje për të atin njëherë e pastaj le të dalë të flasë. Tani si mund të pranoj unë që Presidenti i Republikës, më dekoron Nder i Kombit, për rezistencë, Amik Kasoruhon, që ka qenë spiun. Le ta dekorojë për çfarë të dojë, por këtë nuk e duroj dot.

Këto janë gjëra të dokumentuara apo?

Hapni dosjet, e keni të thjeshtë. Për të dokumentuar thua ti? Ja po të them unë mbi një dokument origjinal që disponoj. Po ta them me saktësi. Vjet, më 9 korrik 2012, në sallën qendrore të Akademisë së Shkencave, në orën 14:00, bëhej promovimi i librit të Uran Butkës për tim atë, Kristo Kirkën. Atje ishte Prof. Dr. Uran Asllani, djali i Fuat Asllanit, që kanë miqësi me këta. Kur erdhi të merrte librin Urani, i thashë: O Uran, vëllai yt Edi Asllani më ka thënë, që kur binte muhabeti për Amikun, yt atë, ia bënte me shenjë: Eh mor lere atë. E ky më thotë: Shiko, babai e justifikonte se qe i ri. Këtu më qëndro, domethënë faktin që ka qenë spiun e pranonte,  i them unë. Po e pranonte, por qe i ri thoshte, më tha. Po i ri, 17 vjeç ishte ai po 19 vjeç isha unë, më torturuan por tjetër hesap ky. Le ta dekorojnë për çfarë të duan, për përkthime etj, por jo për rezistencë. Është fyerje more, për ata mijëra që rezistuan. A e dini çfarë do të thoshte ti rezistoje atij regjimi për tërë jetën? Ishte torturë e përditshme, duhej njëherë të humbje identitetin tënd e të zhdukeshe midis turmës.

A nuk është pak e padrejtë të denoncosh njerëz që kanë vuajtur dhe nga presioni i kësaj vuajtje janë dorëzuar në një moment?

Shiko, për 20 vite iku, se kishte vjehrrin italian dhe rrinte atje. Për 20 vite ikte e vinte, nuk thamë gjëkafshë ne. Ama, të më dekorohet, për rezistencë kundër dhunës, atë nuk e duroj dot. Është fyerje për mijëra e mijëra të tjerë. E di çdo të thoshte  ti rezistoje atij regjimi? Ishte torturë. Sepse ti jo vetëm që nuk duhet të bije në sy, që të mos kujtoheshin ata që ti ishe gjallë, por duhet të mendoje e për gruan e të tjerë. Unë kur u martova me gruan, u martova me shkesi, ishte arsimtare. Pasi u bëmë me fëmijë e thirrën e i thanë : O ndaj burrin, o do lësh arsimin. E la arsimin dhe punoi 22 vite në NISH-GOMA.

Ti ke pasur momentet e tua të dobësisë? Kur ke qenë gati të dorëzohesh?

Jo, asnjëherë. E di pse? Ja po ta them. Sepse torturat kishin një gjë. Po të duroje ata 10 shkopinjtë e parë, mpihej trupi e nuk ndjeje më gjë. Më kanë çuar në buzë të varrit, as gëk e as mëk nuk kanë dëgjuar.

Vetëm se nuk është ndonjë gjë e tmerrshme të dorëzohesh në rrethana torture. Është humane dhe po të dorëzohesh, apo jo?

Skam kundërshtim me këtë që thoni ju unë. Por ama të mos shkonte atje e të më dilte përpara duke u dekoruar Nderi i Kombit. Po ata mijëra të tjerë që vuajtën, atyre çtu themi? Ti hedhim në pleh ata? Njëherë një miku im më ka informuar për një rast në Shkodër. Dikur një person kishte bërë një denoncim për mikun e vetë të ngushtë. Edhe këta e kishin gjetur, por nuk mund ta shpa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›