E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në selinë e Partisë Socialiste, takohet me Edi Ramën

rama-meta-570x310Kryetari i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta, ka vizituar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në selinë rozë.

Ende nuk dihet se cilat kanë qenë detajet e këtij takimi në selinë rozë, ndërsa mësohet se takimi ka zgjatur për rreth një orë.

Meta dhe Rama u shfaqën së bashku në një konferencë për shtyp dy ditë para zgjedhjeve, duke deklaruar se do të mbronin çdo votë.

Pas zgjedhjeve nuk ka pasur një dalje të përbashkët të tyre.

Mes PS dhe LSI është ngritur një grup pune që do të shqyrtojë planin e qeverisjes së ardhshme dhe burimet njerëzore të dy partive.

Ilir Meta pritet të jetë kryetar i Kuvendit, kurse Edi Rama do jetë kryeministri i ri i shqiptarëve./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›