E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shpall emergjencen per boren Berisha paralajmeron permbytje nga shirat

Qeveria shqiptare e mbledhur ne nje seance te posacme mbremjen e djeshme shpalli gjendjen e emergjences se fatkeqesise natyrore ne qarqet e Shkodres Kukesit Dibres Korces dhe rrethin e Librazhdit si pasoje e bores dhe ngricave qe kane paralizuar jeten ne Veri dhe Lindje te vendit. Berisha e quajti situaten ne vend te rende e cila kishte tendencen te perkeqesohej duke ndryshuar formen e shfaqjes se saj. Kryeministri paralajmeroi vendin se shirat e rrembyeshem te cilet kane pushtuar se bashku me boren vendin mund te sjellin daljen e lumenjve dhe per pasoje permbytje ne pjesen Perendimore te Shqiperise. Sipas tij qeveria do te merrte cdo mase per te shpetuar fillimisht jeten e njerezve dhe me pas te mendonte per rehabilitimin e te gjitha demeve te shkaktuara. Me heret Berisha udhetoi se bashku me ministrat e tij ne Kukes ku mori informacion me te detajuar ne lidhje me situaten e veshtire qe po pesonte kryesisht Veriu i vendit. Kryeministri kerkoi qe pushteti vendor te luante nje rol teper aktiv ne kapercimin e situates dhe se per kete gje do te mbeshtetej me fonde nga qeveria.

Mbledhja

Ne oren 20.00 te mbremjes se djeshme Kryeministri Berisha mblodhi qeverine per te kaluar shkallen e mobilizimit te saj ne perballimin e situates ne nje tjeter faze. Sipas Berishes tashme kur reshjet e bores kishin mbuluar rreth gjysmen e siperfaqes se vendit emergjenca civile ishte nje domosdoshmeri. Sipas Berishes faza e pare e emergjences ishte kaluar me sukses ndonese mbetej shume pune per tu bere. Kreu i qeverise theksoi se orteket ishin rreziku me i madh me te cilat mund te perballeshin familjet ne Verilindje dhe Juglindje te vendit. Problem jane orteket por edhe catite ndaj ne emer te qeverise duke u shprehur solidaritetin me te madh banoreve ne zona me probleme te medha u bej thirrje ne menyre te programuar se do te bejne gjithcka per te parandaluar cdo kercenim dhe humbje jete duke shmangur rreziqet me eminente premtoi Kryeministri. Por Berisha theksoi se nje rrezik i ri mund ti vinte vendit ai i permbytjeve masive ne pjesen e Ultesires Perendimore. Sipas Kryeministrit reshjet e shiut po vijonin te binin prej ditesh ne shume pjeseve te vendit dhe se kjo mund te bente qe vendi te perballej me permbytje si pasoje e daljes se lumenjve nga shtrati. Ne keto kushte kreu i qeverise kerkoi te veprohej me shpejtesi me ngritjen e grupeve qe do te mund te perballonin keto situata.

Vizita

Kryeministri Sali Berisha e nisi paraditen e djeshme me nje vizite ne Kukes qytet nga i cili drejtoi mbledhjen e Shtabit te Emergjences te ngritur per situaten e krijuar nga moti i keq ne zonat Verilindore dhe Juglindore te vendit. I shoqeruar nga ministrat kryesore te kabinetit te tij Berisha diskutoi me anetaret e Shtabit mbi situaten konkrete dhe problematikat kryesore te krijuara nga sasia e madhe e debores ne keto zona. Kryeministri kerkoi nga ministrat e tij qe ndihma per banoret e zonave te bllokuara nga bora te ishte e pakursyer dhe skuadra e helikoptereve te ishte gjithmone gati per te ndihmuar banoret dhe per te shperndare ushqime. Sipas tij ne rast se do te ishte e nevojshme reparte dhe njesi te Ushtrise Shqiptare do te zhvendoseshin ne veri ne menyre qe te ishin gjithmone ne gjendje gatishmerie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›