E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Banoret do te marrin hipotekimin e shtepive 6 muajt e pare te mandatit tim

Edhe pse kanë paguar kursimet e jetës për të pasur një shtëpi, shumica e banorëve të Tiranës nuk I kanë ende të hipotekuara apartamentet e reja.

Ky ka qënë pikërisht një nga shqetësimet që ka dëgjuar kandidati për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me banorët e njësisë numër 7.

Duke iu përgjigjur interesit të një banoreje, Basha tha se ky problem do të gjejë zgjidhje brenda 6 muajve të mandatit tij.

“Shtëpitë e pahipotekuara do të thotë të paktën 700-800 milion euro kapital i ngrirë në këtë qytet.

Unë brenda gjashtë-mujorit të parë ju jap fjalën që ky kapital do të shkrihet dhe banorët do të marrin hipotekimin e banesave”, tha Basha.

Krahas kësaj, Basha është njohur edhe me problemin e 8 familjeve të strehuara në një godinë shtetërore por që rrezikojnë të mbeten në rrugë të madhe pasi aty është vendosur në menyre abuzive, sipas banorëve, të ndërtohet një pallat.

“Kemi 20 vjet këtu kemi paguar qera, i kemi paguar Bashkisë së Tiranës qeranë dhe ky objekt është objekt shtetëror si ndërtesë”, thanë banorët.

Edhe në këtë njësi bashkiake, Basha ka dëgjuar se shqetësim mbetet infrastruktura rrugore, mungesa e gjelbërimit, këndeve të lojërave për femijë dhe niveli i lartë i ndotjes.

“Kjo është një lagje që ka nevojë për rrugë, sistemim dhe kazanë plehrash. Shkolla është jashtë standartit sepse është e mbipopulluar. Në këtë shkollë bëhet mësim me dy turne. Kjo pjesa këtu është betonizuar komplet, nuk ka asnjë ambjent për fëmijët, as për të moshuarit, nuk ka asnjë pemë.

Pastrimi dhe gjelbërimi është për faqe të zezë”, thanë banorët e njësisë nr 7.

Një grup fëmijësh kërkuan nga Basha ndërtimin e një fushe lojërash, pasi ajo ku luanin përdorej më shumë për parkim.

Bizneset e vogla të zonës kërkuan uljen e taksave si të vetmen mundësi për të vijuar aktivitetin e tyre.

Kandidati Basha përsëriti se ai do të ulë taksa nga 2 deri në 5 herë. Banorët kanë shprehur besimin se Basha do ta shndërrojë në realitet programin e tij sic shndërroi në realitet ëndrrat e shqiptarëve.

“Ti do fitosh se ke punuar.

Shkoi në Ministrinë e Transportit lidhi kombin, shkoi në Ministrinë e Brendshme bashkoi zemrat e nënave me fëmijët e tyre.

Ky është një falenderim”, tha një e moshuar.

Me njësinë 7 në Kryeqytet, Basha ka përfunduar mbrëmë turin e dëgjimit në të gjithë gjithë njesitë bashkiake të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›