Lube Boshkovski nen pranga

Policia ne Shkup ka arrestuar ish-ministrin e brendeshem Lube Boshkovski. Ne veturen qe mendohet se i perket zotit Boshkovski eshte gjetur arme dhe rreth njeqind mije Euro. Ai po mbahet ne nje stacion policie te Shkupit nderkohe qe nuk jane bere hollesi ne lidhje me motivin e arrestimit. Familjare te tij thone se ai eshte arrestuar ne pranine ne djalit te tij.
Zoti Boshkovski i cili qe akuzuar nga Gjykata Nderkombetare per krime lufte ne Hage u la i lire ne mungese provash ndersa akuzohej ne lidhje me vrasjen e dhjete shqiptareve ne perfundim te konfliktit te armatosur ne vitin 2001.
Ai formoi partine Te Bashkuar per Maqedonine dhe gjate fushates parazgjedhore ishte mjaft kritik ndaj ish-partise ame VMRO-DPMNE e quante kryeministrin Nikolla Gruevski nje diktator te vogel dhe kercenonte se do ti burgoste zyrtaret e korruptuar te qeverise aktuale.