Konflikti Prençi-Peka, dosja drejt pushimit
06/06/2011 Dosja nuk paraqet vepër penale, protagonistët t’i drejtohen gjykatës
Zv/ministri dhe drejtori i policisë, ende në “llogore luftimi”
TIRANE-Konflikti mes drejtorit të FNSH, Shemsi Prenci, dhe zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, duket se nuk plotëson asnjë element penal dhe për pasojë ka shumë gjasa që çështja të mbyllet. Kjo për shkak se shumë nga pretendimet e ngritura nga të dyja palët nuk qëndrojnë dhe s’gjejnë mbështetje në prova, nëpërmjet të cilave Prokuroria mund të ishte e aftë të bënte kualifikimin e akuzave lidhur me sherrin mes dy zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Momentalisht në dosje janë administruar pretendimet e Prençit dhe zv/ministrit të Brendshëm Peka. Nga të dhënat paraprake, hetuesit shprehen se çështja plotëson më shumë kushtet e një padie civile se sa ato penale, dhe për pasojë fati i dosjes është më tepër i destinuar drejt pushimit. Aktualisht një vendim i tillë ende nuk është marrë nga grupi hetimor, pasi palët vazhdojnë të qëndrojnë në “llogore luftimi” mes njëra-tjetrës. Sipas kallëzimit penal të Premçit në Prokurori, gjithçka ka filluar më 11 prill ku rreth orës 19:15 të së dielës, ka ndodhur përplasja në lagjen numër 6 të Bathores mes militantëve të PS dhe PD. Zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka, i ka kërkuar atij që të nxjerrë në teren Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në këto momente, Premçi i ka thënë Pekës se FNSH-ja nuk është e autorizuar të marrë pjesë në aktivitetet politike gjatë fushatës elektorale. Por, sipas Peka ka shprehur se FNSH-ja duhet “t’u shtypë kokën” të gjithë mbështetësve të Partisë Socialiste, sipas të cilit kishin bllokuar rrugën kryesore në lagjen numër 6 të Bathores. Premçi ka deklaruar se ky urdhër ishte i jashtëligjshëm, pasi forcat speciale nuk marrin pjesë gjatë fushatës elektorale, për këtë arsye nuk ka pranuar zbatimin e urdhrit, duke e quajtur atë të jashtëligjshëm. Në këto momente ka ardhur një fyerje e rëndë nga zëvendësministri Peka, për të cilën Premçi ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Ai e ka kallëzuar zëvendësministrin Peka, aktualisht ministër në detyrë, për fyerje të rëndë për shkak të detyrës dhe për dhënie të urdhrit të paligjshëm. Ndërkohë pas këtij kallëzimi, Peka është kundërpërgjigjur duke e paditur Prençin për “Shpifje”.