Haxhinasto: Popujt e Ballkanit të respektojnë vlerat e BE
TIRANË-Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto deklaroi sot se e vetmja rrugë e Ballkanit është integrimi i rajonit në strukturat Europiane. Këtë deklaratë zv.kryeministri e bëri gjatë takimit me homologun e tij malazez Milan Rocen.
“I vetmi skenar për Ballkanin është integrimi i rajonit në Bashkimin Europian. Të gjitha vëndet e Ballkanit duhet të përqafojnë vlerat e BE-së si dhe të respektojnët minoritetet dhe të drejtat e njeriut",- tha Haxhiansto.
Haxhinasto ritheksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratave të drejtuesve serbë për ndarje territoresh, duke i cilësuar si teza të dështuara dhe që nuk i ndihmojnë politikanët që i promovojnë ato.
"Nëse ju referohemi tezave për shkëmbim territoresh apo ndarje të Kosovës, i jemi përgjigjur këtyre tezave dhe u kemi thënë jo pasi janë teza arkaike, që nuk kanë asgjë të përbashkët me vizonet që kanë vendet e rajonit për të ardhmen dhe integrimin euroatlantik të tyre",- nënvizoi zv.kryeministri Haxhinasto.
Kreu i diplomacisë shqiptare gjatqë takimitme homologun malazezas vuri theksin tek projektet e përbashkëta midis dy vendeve, si në infrastrukturën rrugore që lidh të dy vendet tona.
"Kemi diskutuar edhe për liqenin e Shkodrës, për ruajtjen e ekosistemit atje dhe për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve të jashtëzakonshme turistike dhe ekonomike që ka zona e verilindjes së Shqipërisë",- deklaroi Haxhinasto.
Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Malit të Zi Milan Rocen, deklaroi se çështjet e hapura të Ballkanit nuk duhet të bëhen barrierë për integrimin e rajonit në Bashkimin Europian.
"Qëllimi i rajonit është integrimi. Ne të gjithë duhet të përfshijmë Kosovën në të gjitha iniciativat rajonale, por kjo nuk do të thotë që të mos përfshijmë Serbinë. Është e vërtetë që ne donim që të përparonim më shpejt, por me durim të gjithë do të ecim drejt BE-së",- theksoi kryediplomati malazez.
(e.m/BAlkanWeb)