Forumi i SME-ve, donatorët e huaj mbështesin biznesin shqiptar
TIRANË- 10,3 milion euro është kostoja e programit strategjik për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë edhe 90% të biznesit në Shqipëri. Fondet do të mundësohen në pjesën dërrmuese të tyre nga donatorët e huaj por kontribut do të ketë edhe buxheti i shtetit. Gjatë forumit me donatorët për zhvillimin e SME-ve, drejtuesit e ministrisë së Ekonomisë kanë deklaruar se financimet do të përqendrohen tek përmirësimi i teknologjisë dhe inovacionit, i cili për biznesin e vogël dhe të mesëm shqiptar mbetet ende problem.
“Sipas vlerësimeve të bëra nga OECD, nga Komisioni Evropian për indeksin e politikës së ndërmarrjeve të vogla e të mesme për vitin 2009-2010, rezulton se Shqipëria renditet vecanërisht në mënyrë pozitive për sa i përket politikave të ndërmarra në fushën rregullatore, por gjithashtu konstatohet se zhvillimi i ndërmarrjes dhe inovacionit është ende në nivele të pamjaftueshme, krahasuar edhe me vende të tjera të rajonit. Zbatimi i këtij programi strategjik do ketë një ndihmë konkrete ndaj SME-ve, në vlerësimin e inovacionit, në përmirësimin e kapaciteteve teknologjike dhe krijimin e një sistemi inovacioni që do të rrisë bashkëpunimin e institucioneve në mbështetje të ndërmarrjeve . Për implementimin e këtij programi janë parashikuar 4 projekte të rëndësishme, fondi i inovacionit, shërbimet e inovacionit për biznesin, programi për inkubatorët e biznesit”, u shpreh zv.ministri i Ekonomisë Eno Bozdo.
Ndërkaq Italia që ka qenë një nga vendet më aktive për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ka propozuar vazhdimin e kësaj mbështetjeje nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje të re kredie, në vlerë 15 milion euro.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Forumi i SME-ve, donatorët e huaj mbështesin biznesin shqiptar