E Diel, 1 Nëntor 2026

Perballe 18 viteve politike

Nga Edi Rama*

Askush s'mund ta parafytyronte atehere se 18 vjet pas lindjes se institucioneve te lirise, Shqiperia do te kishte nje liri kaq te varfer ne vlera, kaq te kushtezuar nga marredheniet me politiken ne pushtet, kaq te kufizuar ne levizje dhe kaq te kercenuar nga mungesa e sigurise se jetes.

Askush s'mund ta parafytyronte ne ditet e paharrueshme te permbysjes se komunizmit se 18 vjet me pas, shumica e papushtetshme qe ndryshoi rrjedhen e historise duke dale ne rruge per te kerkuar Shqiperine si gjithe Evropa, do te ishte ende ne kerkim te rruges per te mberritur ne Evrope. Askush nuk mund ta imagjinonte qe edhe pas 18 vjetesh Shqiperi do te ishte ne drejtimin e nje komunisti.

Guximi per te shpresuar ne veten e njeri-tjetrin, vetedija per fuqine e ndryshimit qe mund te gjenerojme permes nje bashkimi te ri ne kete udhekryq historik ku vendoset fati i gjenerates se re, bindja se Shqiperia nuk mund te humbase edhe 4 vjet te tjera duke mbetur ne te njejtat duar te paafta, te papergjegjshme e te korruptuara, do t'i japin shumices se papushtetshme forcen per t'i dhene pushtet ne 28 qershor endrres se saj te parealizuar.

Fitorja e 28 qershorit do te vije per te lidhur fjalet me veprat, vullnetin e popullit me perkushtimin e perfaqesuesve te tij, politiken me problemet e jetes se njerezve. Ka 18 vjet qe politika flet papushim dhe papushim ben te kunderten e asaj qe thote. Ka 18 vjet qe politikanet e vjeter na e tregojne varferine si shenjestren e luftes se tyre dhe prej 18 vjetesh shtohen shqiptaret e vene ne shenjester nga varferia. Sot Shqiperia eshte me e varfer se 4 vjet me pare. 4 vjet te tjera si keto jane absolutisht te padurueshme. Ka 18 vjet qe papunesia rritet bashke me malin e premtimeve te politikaneve te vjeter. Sot Shqiperia eshte me e papune se 4 vjet me pare. 4 vjet te tjera si keto jane absolutisht te paperballueshme.

Ka 18 vjet qe injoranca pushton hapesire ne parlament, ne zyra shteti e ne ekrane pavaresisht se politikanet i paguajme per te na garantuar te kunderten. Sot Shqiperia eshte me e pashkolle se 4 vjet me pare. 4 vjet te tjera si keto jane absolutisht te pajustifikueshme.

Ka 18 vjet qe dhuna e formave te cfaredoshme s'do t'ia dije per masat qe politika na thote se ka marre e do te marre kunder saj. Sot Shqiperia eshte me e dhunuar se 4 vjet me pare. 4 vjet te tjera si keto jane absolutisht te patolerueshme.

Ka 18 vjet qe korrupsioni thith energji e te ardhura nga organizmi i shoqerise sone per t'i derdhur ne xhepat e oborrtareve te pushtetit te radhes teksa politikanet e radhes ne pushtet perbetohen se do ta shfarosin korrupsionin. Ne fakt ata bejne vetem spostimin e kanaleve te korrupsionit nga nje klientele pushteti tek klientela e pushtetit tjeter. Sot Shqiperia eshte e kapur nga korrupsioni jo vetem me keq se 4 vjet me pare, po ne nje forme qe askush nuk mund ta imagjinonte 4 vjet me pare. 4 vjet te tjera si keto jane te pafalshme.

Nuk ka rast me te mire se ky qe na japin zgjedhjet e ardhshme per ta provuar kete te vertete te madhe, duke mos e lene bosh sot vendin qe i takon secilit prej nesh ne kete beteje mes te ardhmes dhe se shkuares. Ky eshte rasti juaj per te bere histori miqte e mi te rinj. Mos e lini te kaloje pa lene gjurmen tuaj ne historine e re qe po fillon.

* Nga fjala e mbajtur dje e kryetarit te PS, gjate turit ne Shkoder, me vullnetaret e rinj te ketij qyteti


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›