E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lubonja dhe Vasjari kunder Rames

Ndarja mes ekzekutivit dhe legjislativit që kryesocialisti Rama ka njoftuar se do të aplikojë nëse fiton zgjedhjet, nuk bind analistët. 
Fatos Lubonja e sheh më shumë si një lëvizje të liderit të PS-së për t’u dhënë shpresë ambicieve politike të kujt nuk do të jetë pjesë e Parlamentit. Për publicistin e njohur, një qeveri ku ministrat nuk janë deputetë, rrezikon të jetë e dobët dhe e kontrollueshme. 
Sipas Lubonjës, një ekzekutiv i tillë të lë shijen e një qeverie teknike, që mund të krijojë konflikte me Parlamentin e që rrezikon krijimin e një Kryeministri të gjithpushtetshëm. 

Shumë skeptik është edhe pedagogu dhe analisti Arjan Vasjari. Sipas tij, Rama do të merrej më seriozisht nëse do të propozonte ndërhyrjen në fizionominë kushtetuese të shtetit, duke nisur nga një president I zgjedhur nga populli. Vasjari jep dy shpjegime për idenë e Ramës. 
Arjan Vasjari thekson se një ndarje e tillë dobëson qeverisjen, duke rritur ndjeshëm dominancën e Parlamentit. 
Kontrolli i Qeverisë nga Parlamenti, për Lubonjën mund të jetë diçka pozitive, por shton se preferon një ekzekutiv politik, ku deputetët të jenë ministra. Ndërsa për Vasjarin kjo nuk është një risi dhe historia tregon se një ndarje e tillë nuk garanton një qeverisje më të mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›