E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezohet nje avion ne Afganistan 7 viktima

Një avion me në bord 7 persona është rrëzuar në Afganistan. Nga incidenti nuk ka pasur asnjë të mbijetuar. Talebanët kanë marrë menjëherë përgjegjësinë por NATO e ka përgënjeshtruar duke thënë se bëhet fjalë për një incident. Gjithashtu zona ku ka ndodhur aksidenti tragjik nuk njihet për aktivitete të rebelëve. Nga pamjet të cilat janë hedhur menjëherë në Youtube, shihet avioni i cili pasi është ngritur në 200 metra lartësi bie poshtë si një gur. Avioni i përkiste një shoqërie civile transporti amerikane. Ende nuk është bërë e ditur origjina e viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›