E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raport i CIA-s: Irani armatos talebanët

Burimet informative që punojnë për llogari të Shteteve te Bashkuara shprehen në një komunikatë të tyre raportuese për Pentagonin se pjestarë të Gardës iraniane të Revolucionit stërvitin talebanët në Afganistan.
Në raport shtohet se talebanët veç stërvitjes nga forcat e sigurisë iraniane, marrin fonde dhe armatime të lehta e të rënda nga Teherani.
Ndërkaq në një raport tjetër të komandantit amerikan Stanly Mcchristal thuhet se mbështetja që Irani u ofron talebanëve për momentin nuk përbën rrezikshmëri për forcat e NATO-s.
Ky raport i CIA-s pritet të acarojë më tej marrdhëniet e brishta diplomatike mes Teheranit dhe Washingtonit zyrtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›