Luçi kërkon përforcimeTek Vllaznia aktualisht mungon një mesfushor fantazist, kështu që blerja e një lojtari të tillë është një ndër synimet e merkatos së janarit.

Rrjetet sociale:
ANTON ZALLI - “Reparti i mesfushës dhe i sulmit duhen përmirësuar patjetër në merkaton e janarit”, ka sqaruar trajneri i Vllaznisë Roland Luçi. Pak ditë më parë, stafi drejtues i Vllaznisë filloi lëvizjet e para për piketimin e disa lojtarëve, sidomos në kampionatin e futbollit në Mal të Zi. “Një ekip i mirë, ka një mesfushë të fortë, të shpejtë që qarkullon topin”, thotë Luçi. Tek Vllaznia aktualisht mungon një mesfushor fantazist, kështu që blerja e një lojtari të tillë është një ndër synimet e merkatos së janarit. Sulmi ka zhgënjyer më shumë në këto 10-të javë kampionat. Sulmuesi kryesor i Vllaznisë Viorensin Sinani nuk po arrin të shënojë dot, ndërsa i riu 19-të vjeçar Bala është një sulmues që premton shumë për të ardhmen por i vetëm në sulm, nuk mund të marrë një Vllazni përpara. Afrimi në radhet e Vllaznisë i të riut 19-të vjeçari Eraldo Musabelliu nga Skrapari u prit me interes nga stafi i Vllaznisë dhe opinioni publik në Shkodër. Ai që është në kontakt të drjetpërdrejtë më te është trajneri Roland Luçi. Ky i fundit ka shfaqur disa rezerva, pasi thekson faktin se ekipi ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe jo afatgjata.
Numri i klikimeve - 290
E Hene, 16 Nentor 2009