E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra, kampionia shumëkombësheGazeta e njohur austriake “Kurier” ka hartuar edhe një listë me 14 lojtarët, ku spikasin tre shqiptarë midis tyre.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Zvicra është kampionia e botës për moshën U-17. Dhe ky është një sukses historik për vendin helvetik, por ajo që e bën më interesante këtë triumf me përmasa botërore, është fakti se 14 nga kampionët nuk kanë të bëjnë aspak me fanellën e Zvicrës, por u përkasin kombësive të tjera. Gazeta e njohur austriake “Kurier” ka hartuar edhe një listë me lojtarët, ku spikasin tre shqiptarë midis tyre.

Ja dhe lista e kampionëve të freskët të Zvicrës: Goncalves (Portugali), Sead Hajrovic (Bosnjë), Pajtim Kasami (Shqipëri), Nassim Ben Khalifa (Tunizi), Joel Kiassumbua (Kongo), Igor Mijatovic (Serbi), Maik Nakic (Kroci), Kofi Nimeley (Gana), Ricardo Rodriguez (Kili), Haris Seferovic (Bosnjë), Robin Veki (Itali), Frederic Veseli (Shqipëri), Granit Xhaka (Shqipëri), Daniel Chappuis (Tailandë).
Numri i klikimeve - 291
  E Hene, 16 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›