E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lucio Dalla templar, nuk vdiq, e vranë

‘Infarkt? Shumë banale si shpjegim. Lucio Dalla nuk vdiq nga një vdekje natyrale, por mund të jetë vrarë mbase nga helmimi në ushqim’, shkruan italiania ‘Giornalettismo’.

Sipas ‘Giornalettismo’ kështu mendojnë shumë anëtarë të kulteve të fuqishme që japin shpjegim ndryshe rreth fatit të Lucio Dalla nga sa u lexua në njoftimet për shtyp, gazeta e tv. Përveç kësaj, kantautori bolonjez ishte dhe një Kalorës i Maltës dhe vdekja e tij dyshohet se ka lidhje me atë vend.

Përse të vdiste pikërisht në Montreux, pyesin ithtarë të këtyre kulteve. Sipas tyre, shpjegimi është i qartë, sepse Montreux është një qytet mason dhe për më tepër shtëpia e Kalorësve Templarë.

“Gazeta zvicerane ‘La Suisse’ zbulon se më 7 gusht të vitit 1936 në Montreux, masonët mblodhën asamblenë plenare në qendrën alpine, ku nën lidhjen simbolike hebreje dhe me maskën filozofike të humanizmit, masoneria zvicerane i vuri vetes qëllim që të tregonte mënyrat e saj për ‘të dominuar botën”, thonë ithtarët. Sipas tyre, Montreux është një qytet që në mënyra të fshehta është vetë Zvicra, atdheu i Templarëve.

Nuk llogaritet që një ditë më parë në Montreux, Dalla ka performuar një pjesë të turit të tij. Dyshimet ngrihen edhe mbi trëndafilin që iu lidh në arkivol këngëtarit që sipas individëve, simboli i tij i vendosur në atë mënyrë ka shpjegime të ndryshme.

‘Giornalettismo’ shkruan më tej se besohet se substanca kimike apo lidhjet masonike që kishte Dalla mund të jenë bërë shkak për vdekjen e këngëtarit italian.

Kantautori i famshëm Lucio Dalla vdiq më 1 mars në moshën 69-vjeçare gjatë turit të koncerteve në Zvicër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›