Gattuso konsideroi pensionimin

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso ka pranuar se konsideroi mundësinë e pensionimit gjatë lëndimit të fundit në sy, që e mbajti jashtë fushës për pjesën më të gjatë të këtij sezoni.
“Më mungon futbolli, më ka munguar shumë në muajt e fundit e për më tepër mendoj se edhe unë i kam munguar atij. Kam vuajtur shumë dhe kam menduar se nuk do të mund të kthehem më kurrë, por tani gjithçka duket se është tejkaluar. Kam menduar të pensionohem, por kush e di, ndoshta tani mund të vazhdoj karrierën”, deklaroi Gattuso.