E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lufta/ Gjermania, 130 milionë dollarë më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën

Gjermania do të mbështesë Ukrainën me 130 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare, raporton BBC. Në një video-mesazh gjatë një konference donatorësh në Varshavë kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se paratë do të ndihmojnë në forcimin e rezistencës ukrainase ndaj sulmeve ruse.

“Paratë do të ndihmojnë në forcimin e rezistencës ukrainase ndaj sulmeve ruse. Me çdo ditë që kalon që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me çdo mizori të kryer nga ushtarët rusë, vendosmëria dhe uniteti ynë vetëm sa forcohen. Ne jemi të vendosur fort, Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë. Dhe ai nuk do ta fitojë atë,”tha Scholz .

Ai deklaroi gjithashtu se Gjermania synon t’i sigurojë Ukrainës 147 milionë dollarë të tjera për financimin e zhvillimit. 

Për vite, Gjermania ka qenë donatori i dytë më i madh i ndihmës financiare për Ukrainën.

Nga ana tjetër Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili gjithashtu mori pjesë në konferencë tha se për t’u kthyer në një jetë të sigurt, vendi i tij do të kërkonte para, teknologji, specialistë dhe perspektiva për rritje.

“Ky do të jetë një investim në stabilitetin e të gjithë Evropës Qendrore dhe Lindore”, tha Zelensky”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›