E Enjte, 5 Nëntor 2026

Putin thirrje Ukrainës: Mbrojtësit e Azovstal duhet të dorëzohen

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje Ukrainës që të urdhërojë luftëtarët e saj që mbeten në fabrikën e çelikut të rrethuar të Mariupolit, Azovstal të hedhin armët dhe të dorëzohen, raporton BBC. 

Presidenti rus bëri thirrjet për dorëzim gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

Sipas zyrtarëve të Moskës, forcat ruse janë të gatshme të ofrojnë kalim të sigurt për civilët që mbeten të bllokuar në uzinë.

Rreth 200 civilë janë ende të bllokuar brenda punimeve të çelikut nën sulmet e intensifikuara ruse.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›