E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Japonia vendos të tjera sanksione ndaj rusisë

Japonia po ngrin asetet e 140 shtetasve të tjerë rusë dhe po zgjeron ndalimin e saj të eksporteve për të përfshirë firmat ushtarake ruse. Masat u njoftuan nga kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, teksa ndodhet në një vizitë në Londër, raporton BBC.

Kryeministri Kishida dënon dhunën e Rusisë në Ukrainë dhe se sipas tij nuk duhet të tolerohet pasi agresioni i saj nuk ishte vetëm një problem për Evropën.

“Ukraina mund të jetë Azia Lindore nesër. Japonia dhe aleatët e saj nuk duhet kurrë të tolerojnë një përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me përdorimin e forcës në Indo-Paqësorin, veçanërisht në Azinë Lindore, tha Kishida.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›