Sekuestrohet jahti luksoz i oligarkut rus Kerimov me vlerë 300 mln dollarë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se një jaht prej 300 milionë dollarësh, që nënvizohet se i përket oligarkut rus, Suleiman Kerimov, është sekuestruar në Fixhi. Kerimov është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkak të sulmit luftarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Një gjykatës në Fixhi vendosi të mërkurën se autoritetet amerikane mund të kapninjahtin “Amadea”. Kerimov u pasurua duke investuar në prodhuesin rus të arit Polyus. Revista Forbes e vlerësoi pasurinë e tij neto në 14.5 miliardë dollarë.
/rtsh.al/