E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta Rusi-Ukrainë, Banka franceze pezullon aktivitetin në Rusi

Societe Generale, një nga bankat më të mëdha të Francës po pezullon aktivitetin në Rusi, raporton BBC.

Në një deklaratè të banjës franceze thuhet se përveç frenimit të aktiviteteve të saj bankare dhe investuese, banka po shet të gjithë aksionet e saj në bankën ruse Rosbank.

Tërheqja pritet të ndodhë në javët e ardhshme, pas miratimit nga autoritetet rregullatore.

Societe Generale ndjek shumë banka, biznese dhe marka të tjera perëndimore që kanë ndërprerë lidhjet me Moskën pas presionit publik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›