Veprimi i CR7: klubi nuk e dënon, por… policia hap hetim

Manchester United nuk do ta ndëshkojë Cristiano Ronaldon pas episodit të nervozizmit që ndodhi në fund të ndeshjes së Premier kundër Evertonit. Në një video që bëri xhiron e internetit, portugezi mund të shihet duke hedhur në tokë celularin e një tifozi të ri që po e priste jashtë fushës. Sipas Sun, Djajtë e Kuq e konsideruan të mjaftueshme faljen e kërkuar nga CR7, por policia Merseyside po heton gjithashtu këtë çështje, pasi nëna e djalit deklaroi publikisht se djali i saj autik ishte “sulmuar” nga portugezët dhe pësoi një mavijosje në dorën e tij.
Sarah Kelly, foli për Liverpool Echo, duke thënë se djali i saj Jacob po filmonte futbollistët teksa po ktheheshin në dhomën e zhveshjes dhe se i kishte rënë telefoni në momentin që CR7 tërhoqi çorapet e tij duke treguar një këmbë të gjakosur. Në atë moment portugezi, i cili po largohej i tërbuar nga fusha pas disfatës, e goditi fort dorën e djalit dhe e përplasi celularin në tokë. “Unë po qaja, Jacob ishte plotësisht në shok”, shpjegoi ajo.
Më pas faljet erdhën përmes Instagramit: “Nuk është e lehtë të menaxhosh emocionet në momente të vështira si ky që po përballemi, por duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan këtë lojë të bukur”, ka shkruar Ronaldo. Do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë tifoz që të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”.
Policia ka konfirmuar se është hapur një hetim dhe se të gjitha palët e përfshira do të dëgjohen.