E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelanda e Re i vjen në ndihmë Ukrainës, dërgon avionë Hercules dhe personel në Evropë

Zelanda e Re do të vendosë një avion transporti C-130H Hercules dhe një personel prej 50 personash për dy muaj, që do të udhëtojnë në të gjithë Evropën duke transportuar pajisje dhe furnizime në qendrat e shpërndarjes për Ukrainën.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se Zelanda e Re do ndihmojë ushtrinë e Ukrainës për të zmbrapsur një pushtim brutal rus, sepse paqja në rajonin e Evropës është thelbësore për stabilitetin global.

“Një sulm i tillë flagrant ndaj sovranitetit të një vendi është një kërcënim për të gjithë ne dhe kjo është arsyeja pse edhe ne kemi një rol për të luajtur,” deklaroi në fjalën e saj Kryeministrja Ardern.

“Zelanda e Re po kontribuon gjithashtu 8.8 milion dollar në mbështetje të mëtejshme për të ndihmuar Ukrainën të prokurojë pajisje për ushtrinë e saj nëpërmjet Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet më tej në deklaratën e qeverisë, raporton CNN. /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›