E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Presidenti Zelensky: Rusia po përpiqet të na shkatërrojë, kjo javë do jetë vendimtare

Teksa trupat ruse po përqëndrojnë forcat e tyre për një ofensivë të fuqishme në Donbas dhe përgjatë frontit jugor që të çon në Odesa nëpërmjet Mariupol, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dalë me një deklaratë ditën e sotme, ku ka thënë se kjo javë për Ukrainën do të jetë vendimtare.

“Ne po i afrohemi fundit të një jave tjetër. Lufta jonë për liri, për shtetin. Një javë tjetër që Ukraina mbeti gjallë, me gjithë përpjekjet e Rusisë për të na shkatërruar. Ne po luftojmë. Ne po mbrohemi. Ne po zmbrapsim sulmet”, ka deklaruar Zelensky.

Më tej, Presidenti ukrainas ka thënë se vendi i tij po bën gjithçka që mundet për të fituar luftën dhe akuzoi udhëheqjen ruse se po përpiqet për të hequr fajin, raporton BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›