Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, Scholz: Po bëj gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin drejt Luftës së Tretë Botërore!

NATO duhet të shmangë konfliktin e hapur ushtarak me Rusinë që mund të rrisë rrezikun e luftës bërthamore, është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz. “Unë kam thënë shumë herët se ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shmangur një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis NATO-s dhe një superfuqie shumë të armatosur si Rusia, një fuqi bërthamore,” tha Scholz për revistën Der Spiegel.
“Unë po bëj gjithçka për të parandaluar një përshkallëzim që çon në një luftë të tretë botërore. Nuk duhet të ketë luftë bërthamore.” tha Scholz. Komentet e tij erdhën pas kritikave në rritje për refuzimin e Gjermanisë për të dërguar armatim të rëndë në Ukrainë.
Scholz paralajmëroi se vendi i tij mund të konsiderohet palë në luftë nëse dërgon pajisje të tilla si tanke. “Kjo është arsyeja pse është edhe më e rëndësishme që ne të shqyrtojmë çdo hap me shumë kujdes dhe të koordinohemi ngushtë me njëri-tjetrin. Për të shmangur një përshkallëzim drejt NATO-s është një prioritet kryesor për mua”, tha kncelari gjerman. “Kjo është arsyeja pse unë nuk përqendrohem në sondazhe ose nuk e lë veten të irritohem nga thirrjet e mprehta. Pasojat e një gabimi do të ishin dramatike,” shtoi ai.
Në një ndryshim të paprecedentë politikash për Berlinin, Scholz ndau një fond special prej 100 miliardë eurosh për të rritur aftësitë ushtarake të Gjermanisë.