Lufta/ Vritet një nga gjeneralët e njohur rusë nga kundërofensiva e Ukrainës

Një nga gjeneralët e njohur rusë është vrarë gjatë luftimeve në rajonin e Zaporizhzhias. 52-vjeçari gjeneral-major Sergey Goryachev, ka mbetur i vdekur gjatë luftimeve në rajonin e Zaporizhzhia, i cili kohët e fundit është kthyer në shesh beteje të kundërofensivës së Ukrainës.
Goryachev ishte shefi i shtabit të Ushtrisë së Armëve të 35-të Ruse dhe është një nga 11 gjeneralët që kanë gjetur vdekjen në luftën me Ukrianën.
Korrespondenti i luftës pro-Moskës, Yuri Kotenok shkroi se “Lufta merr më të mirën. Ushtria humbi një nga drejtuesit ushtarakë më të ndritur dhe më efektiv, i cili ndërthurte profesionalizmin më të lartë me guximin personal. Miqtë luftarakë shprehin ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e të ndjerit”
Disa kanale ushtarake pro-luftës kanë pranuar se ushtarët e Putinit po marrin një goditje tani që ka filluar kundërofensiva e Ukrainës.
Mëngjesit e sotëm ka pasur luftime të ashpra në një rafineri të naftës në qytetin e Krasnodarit, transmetojnë mediat britanike.
Krasnodari është një hallkë kyçe në përpjekjet luftarake të Putinit dhe një qendër për furnizimin e Krimesë së pushtuar.
/rtsh.al/