E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta/ Zelensky: Masakrat e Rusisë në Ukrainë zhdukin mundësinë për të negociuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Kievit po i mbaron durimi për të zhvilluar bisedime me Rusinë, duke pasur parasysh dëshmitë në rritje të mizorive të kryera nga forcat ruse në vendin e tij.

“Ne jemi të gatshëm t’i bëjmë këto negociata, këto bisedime, sa nuk është vonë. Me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku ka dhjetëra të vdekur, përdhunime, mizori, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, si dhe mundësia e zgjidhjes së kësaj çështjeje në mënyrë diplomatike”, tha Zelensky gjatë një fjalim virtual me studentët në Institutin e Studimeve Politike në Paris.

Presidenti ukrainas shtoi po ashtu se synonte të rimerrte territorin e Ukrainës përpara se të flitej për përfundimin e luftës.

“Pasi të rikuperojmë gjithçka që është e jona, më pas do ta përfundojmë këtë luftë”, shtoi ai./ The Guardian

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›