Ukraina: Kemi rifituar kontrollin e 1200 kilometrave të kufirit

Ukraina ka njoftuar se kanë rifituar kontrollin e 1200 kilometrave të kufirit në rajonet e Kievit, Sumy dhe Chernihiv.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i departamentit për mbrojtjen e kufirit të Ukrainës, Leonid Baran, i cili ka nënvizuar se megjithatë rreziku rus është ende prezent.
“Rreziku mbetet, ndaj masat klasike të mbrojtjes së kufirit nuk mjaftojnë. Aktualisht po kryhen masa për inspektimin e detajuar të zonës dhe krijimin e mbrojtjes shtesë”, ka thënë ai, shkruan ‘La Republica’.
Ndërkohë në ditën e 77 të luftës, Kievi ka njoftuar se numri i ushtarëve të vrarë ka shkuar në 501 dhe 1697 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve me forcat ruse.
Sulmet në Ukrainë vijojnë, ndërsa mes palëve nuk ka asnjë dakordësi për rifillimin e negociatave të paqes./ rtsh.al