Britania pro anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës: Nëse sulmoheni ushtarakisht, ju mbështesim

Britania do të ndihmojë dhe mbështesë Suedinë dhe Finlandën në rast se sulmohen ushtarakisht. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se mbështet hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe në rast se ato sulmohen do të ndihmojnë njëra-tjetrën ushtarakisht.
“Ne jemi të palëkundur dhe të qartë në mbështetjen tonë për Suedinë dhe Finlandën dhe nënshkrimi i këtyre deklaratave të sigurisë është një simbol i sigurisë së përjetshme midis kombeve tona,” tha kryeministri.
Këtë deklaratë Johnson e bëri gjatë vizitës që zhvilloi në këto dy vende ku u takua me krerët e shtetit. Fokusi kryesor i takimit ishte anëtarësimi i dy vendeve në NATO dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. /BBC
/rtsh.al/