Lufta antidroge sekuestrohen 5 kg heroine 6 persona ne pranga 24 oret e fundit
Te pese persona e arrestuar jane vene ne pranga nga policia e Durresit nen akuzen e trafikimit te lendeve narkotike
5 kilograme lende narkotike e tipit heroine dhe 5 persona nen akuzen e trafikimit dhe shperndarjes se droges kane rene ne prangat e policise se Durresit diten e djeshme. Gjate nje operacioni antidroge pasditen e djeshme u sekuestruan 5 kilograme heroine dhe u arrestua nje 27-vjecar si shperndares i saj. Policia e Durresit ben me dije se ne pranga u vu Ludmir Kuqi 27 vjec nga qyteti i Fierit. Operacioni eshte kryer pasditen e djeshme ne kryqezimin e Plepave. Forcat e policise pas nje kontrolli ne automjetin tip Volkswagen Golf me targe AA 308 AP kane zbuluar drogen e fshehur ne 8 pako te mbeshtjella me plasmas. Sipas policise se qytetit bregdetar droga u gjet ne pjesen anesore te pasagjerit ne automjet i cili udhetonte nga qyteti i Fierit. nderkohe po hetohet per destinacionin e droges dhe rrjetin e trafikimit te lendeve narkotike.
Trafiku i droges Shqiperi ndash Itali ne pranga 3 persona ne Durres
Nderkohe po diten e djeshme tre persona te shpallur ne kerkim nga drejtesia italiane jane vene ne pranga nga policia e Durresit. Burime zyrtare nga policia bejne te ditur se tre te arrestuarit ishin denuar ne shtetin italian per trafik te lendeve narkotike. Mes te arrestuarve eshte nje cift 59-vjecari Sami Osmani dhe bashkeshortja e tij N. Osmani 54 vjece si dhe nje 32-vjecare me iniciale E. T. Te tre te arrestuarit pritet te ekstradohen drejt shtetit italian ku do te vuajne edhe denimin e dhene nga gjykata. Policia e Durresit ka arrestuar per llogari te drejtesise italiane tre persona te cilet jane denuar ne mungese per trafik te lendeve narkotike. Operacioni eshte zhvilluar diten e djeshme dhe te tre qytetaret jane kapur gjate operacioneve te ndryshme. Dy prej te arrestuarve jane gra. Ne oren 1700 eshte arrestuar Sami Osmani 59 vjec. Osmani eshte denuar nga Gjykata e Bolzanos ne Itali me vendim te dates 22.7.2011 e ka denuar me 5 vjet 3 muaj e 13 dite burg. Ai eshte denuar per vepren penale te trafikimit te narkotikeve. Ndersa ne oren 21.00 u be ndalimi i gruas me inicialet N. O. 54 vjece banuese ne Durres. Edhe ndaj saj Gjykata e Bolzanos me vendim penal te dates 22.7.2011 e ka denuar ate me 5 vjet 5 muaj e 14 dite burg. Po ashtu policia ka arrestuar dhe gruan me inicialet E. T. 32 vjece banues ne Durres. Edhe ndaj saj Gjykata e Bolzanos e ka denuar 5 vjet 8 muaj e 19 dite burg. Per te tre personat do te ndiqen procedurat per ekstradimin e tyre dhe venien ne dispozicion te autoriteteve te drejtesise italiane.
Arrestohen dy te rinj ne Durres per shperndarje droge ne sasi te vogla
Nje vajze 25-vjecare ka rene ne prangat e policise pasi dyshohet se shperndante droge. Sipas policise se Durresit vajza me inicialet I. K. eshte arrestuar dje rreth ores 0835. Pas kontrollit te bere ne makinen me te cilen udhetonte nje Ford me targa AH418HA ju gjet nje qese me 9 grame kanabis sativa. Po dje eshte arrestuar dhe nje person tjeter qe dyshohet se kryente trafikun e droges ne sasi te vogla. Personi tjeter i arrestuar eshte Bekim Isufi 18 vjec banues ne Rrashbull te Durresit. Ai eshte kapur ne lagjen nr. 14 ne Durres. Gjate kontrollit atij iu gjet nje sasi prej 3.80 grame kanabis sativa.