Pergatitjet per kapricot klimaterike Nishani Jemi te pergatitur per cdo problematike qe mund te sjelle dimri
Ministri i Brendshem Bujar Nishani gjate takimit ne Korce u shpreh se vemendje e vecante duhet ti kushtohet sidomos menaxhimit dhe mbajtjes hapur te te gjitha akseve kryesore nacionale
Problemet e mundshme klimaterike qe mund te sjelle ky dimer qe sapo ka nisur kane qene ne fokus te vizites se ministrit Nishani ne qytetin e Korces. Shteti dhe strukturat e tij do te jene prane qytetareve ne cdo situate dhe problematike qe mund te krijohet gjate periudhes se dimrit - ka garantuar ne fjalen e tij ministri i Brendshem Bujar Nishani. Deklaraten e vet ministri Nishani e beri gjate pjesemarrjes se tij ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave Civile te rajonit juglindor. Ministri Nishani ka kerkuar angazhim maksimal te te gjitha strukturave si ne nivel lokal ashtu edhe ne nivel qendror per te perballuar dhe menaxhuar cdo situate apo te papritur qe mund te krijohet si rezultat i reshjeve te bores dhe temperaturave te uleta. Dimri ne rajonin juglindor te Korces shpeshhere shkakton probleme ne bllokimin e rrugeve dhe permbytje nga lumi Devoll.
Menaxhimi dhe mbajtja hapur e rrugeve nacionale
Problemi i mbajtjes ne kujdes te te gjitha rrugeve nacionale dhe rurale gjithashtu eshte theksuar nga ministri i Brendshem. Vemendje e vecante duhet ti kushtohet sidomos menaxhimit dhe mbajtjes hapur te te gjitha akseve kryesore nacionale qe lidhin Korcen me qytetet e tjera te vendit dhe akset rurale qe lidhin fshatrat e thelle malore me qendrat e komunave dhe keto te fundit me rruget nacionale. Njesite vendore por edhe institucionet qendrore duhet te marrin te gjitha masat dhe te planifikojne garantimin e sherbimeve jetesore per te gjithe qytetaret pavaresisht nga zonat ku ata ndodhen te tilla si furnizimi me uje te pijshem me energji elektrike lende per ngrohje apo emergjenca te ndryshme shendetesore dhe ushqimorete cilat duhet te jene prioritet i punes se perditshme te institucioneve - u shpreh Nishani gjate fjales se tij. Gjithashtu ministri Nishani ka vleresuar eksperiencen e deritanishme te strukturave ne nivel lokal dhe qendror te Qarkut te Korces duke kerkuar prej tyre qe te vazhdojne koordinimin dhe angazhimin mes tyre per tu sherbyer ne cdo rrethane qytetareve dhe per te nderhyre edhe ne zonat me te thellate cilat mund te mbeten te izoluara nga reshjet e bores. Ne kete aspekt ministri Nishani vleresoi faktin se ne co kohe mjetet per zhbllokimin e rrugeve duhet te jene ne gatishmeri. Eumlshte e domosdoshme qe te mbahen ne gatishmeri mjetet per mirembajtjen e rrugeve nacionale dhe rurale duke shfrytezuar edhe resurset e enteve te ndryshme private te cilat kane kapacitetet e mjaftueshme per te nderhyre ne situate te veshtira - eshte shprehur Nishani.