E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta antifashiste Çlirimi më 28 Nëntor.

Në tekstin e ri të Historisë për shkollat e mesme, të miratuar nga Ministria e Arsimit thuhet se në mbledhjen themeluese të krijimit të PKSH-së morën pjesë dy të deleguar jugosllavë, të cilët ndikuan në orientimin projugosllav të vijës së saj. Duke analizuar Ballin Kombëtar dhe programin e tij, thuhej se "PKSH synonte të shtinte në dorë drejtimin e organizmave të Frontit, si të këshillave dhe të çetave, duke mënjanuar grupimet e tjera. Balli me program të gjerë kombëtar, u tregua i gatshëm të bashkëpunonte me forcat e tjera antifashiste për të krijuar një organizëm të përbashkët për drejtimin e luftës, Balli Kombëtar zhvilloi shpesh bisedime me PKSH-në. Çështja që i ndante këto forca politike ishte qëndrimi që mbanin për problemin e Shqipërisë etnike, të cilën PKSH mundohej ta mënjanonte dhe ta linte të zgjidhej pas luftës", thuhet në tekstin e Historisë. Duke iu referuar mbledhjes së Mukjes, pasi thuhet se ajo arriti të unifikonte Partinë Komuniste të Shqipërisë me Ballin Kombëtar vijohet me pohimin se "Enver Hoxha nën ndikimin edhe të emisarëve jugosllavë, e hodhi poshtë marrëveshjen dhe e denoncoi atë si të papranueshme. Ky qëndrim i udhëheqjes së PKSH ishte një goditje e madhe kundër bashkimit të shqiptarëve". Një tjetër çështje e trajtuar është data e çlirimit të Shqipërisë. Në tekst citohet Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare të Tiranës ku thuhet se: "Festimi i ditës së madhe të 28 Nëntorit që përkujton fitimin e indipendencës kombëtare më 1912 dhe që sivjet koincidon me festën e çlirimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë do të vazhdojë për tri ditë". Mirëpo, vijon teksti i ri, për arsye të caktuara politike, pas gati një viti, u ndryshua kjo datë dhe me ligj u caktua si ditë çlirimi 29 Nëntori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›