Ministri: Duhet kohë të ndryshosh një libër.
Njëri nga tekstet e historisë 12 për shkollat e mesme në të gjithë vendin nuk do të pësojë ndryshime gjatë këtij viti shkollor. Kjo thuajse është e pamundur, jo vetëm për shkak të procedurave, por nga ana tjetër vendimet për ndryshime dhe "rregullime" merren në bashkëpunim me borde, stafe, komisionet e shtëpive botuese. Për të ndryshuar një tekst shkollor, nevojitet një kohë e gjatë. Një libër shkollor mund të ndryshojë një herë në dy vjet, një herë në katër vjet, në varësi të vendimeve që merren. Për njërin nga tekstet e historisë 12, për shkollat e mesme, përkatësisht me autor prof. dr Beqir Meta, prof. dr. Muharrem Dezhgiu, Xhevahir Lleshi nuk do të pësojë asnjë ndryshim pavarësisht deklaratave të përfaqësuesve të Partisë Socialiste, për mungesë objektiviteti dhe transparence për fakte të cilat nuk qëndrojnë sipas "shkrimeve" në këtë libër shkollor, ku qindra e mijëra nxënës do të kalojnë në duar këtë vit shkollor.
Historia e popullit shqiptar 12-të për gjimnazin, për drejtimin natyror është miratuar nga komisionet përkatëse, bordet dhe shtëpia botuese. "Lidhur me deklaratat e bëra janë autorizuar autorët e librit për të dhënë shpjegimet dhe sqarimet e nevojshme", sqaroi ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj. Sipas tij, për ndryshimin e një teksti shkollor duhet një kohë e caktuar dhe duhet shqyrtuar nëpër instancat përkatëse, autoritetet të cilat merren me licencimin dhe tekstet shkollore.
"Për të ndryshuar një libër duhet kohë, një tekst mund të ndryshohet një herë në dy vjet, një herë në katër vjet, atë e vendosin bordet, komisionet, shtëpitë botuese", sqaroi ministri Tafaj. Nga ana tjetër, autori kryesor i librit, Beqir Meta, sqaroi se në këtë tekst janë shkruar me objektivitet dhe korrektësi të gjitha ngjarjet e tranzicionit. "Ka qenë një tranzicion i vështirë, por është pasqyruar çfarë ka ndodhur. Janë dhënë defektet dhe arritjet e secilës qeveri, si PS-së dhe PD-së. Është shkruar një pjesë e shkurtër e tranzicionit, aq sa mund të shkruhet për një tekst shkollor, ndërkohë që mendoj që deklarata e Partisë Socialiste është krejtësisht një deklaratë politike", sqaroi autori i librit, Beqir Meta. Sipas tij, fjalët e përdorura në këtë deklaratë janë të papërgjegjshme, të vrazhda dhe të shëmtuara. "Notat me të cilat është shkruar kjo deklaratë janë fyese dhe zëdhënësja e Partisë Socialiste është e pasjellshme, e paedukatë dhe tregon një papërgjegjshmëri politike. Ndërkohë që deklarata e saj tregon që nuk ka asnjë sfond akademik", insistoi Meta. Sipas tij, teksti është korrekt, objektiv dhe pasqyron me transparencë ngjarjet e një tranzicioni të sjellë në formën e shkurtuar për nxënësit e shkollave të mesme.